LAJMI I FUNDIT:

Monika Salihu thotë se nuk do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova: Do të nisem për në Gjermani

Monika Salihu thotë se nuk do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova: Do të nisem për në Gjermani
Monika Salihu (Foto: Monika Salihu/Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Monika Salihu, ka tash e sa javë që lakohet në media si një emër i mundshëm për t’u futur në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova.

Megjithatë, një gjë të tillë vet interpretuesja e hitit “Çika e boksierit” e ka mohuar.

Ajo përgjatë një interviste për emisionin Prive, tha se ka mbetur e habitur me të dëgjuar lajmin, pasi as nuk ka marrë ftesë për të qenë pjesë e BBVK.


“Kam parë se do të futem në Big Brother, unë sa e di do të nisem për në Gjermani, i kam punët e mia. Punoj atje, unë erdha këtu vetëm për të xhiruar dhe sa i përket Big Brother, as nuk më kanë thirrur”, tha Salihu.

Monika Salihu (Foto: Monika Salihu/Instagram)

Këngëtarja përndryshe këtë vit i është rikthyer më fuqishëm muzikës, duke ndërruar edhe zhanër, pasi ka zgjedhur të këndojë në rrymën popullore dhe folklorike.

Synimi i saj janë dasmat dhe ahengjet familjare, ndaj në disa intervista e ka cekur se nga viti i ardhshëm pret që të fillojë të këndojë në këto lloj eventesh. /Telegrafi/