LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Andorrës – Gliha i ‘detyruar’ për ndryshime

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Andorrës – Gliha i ‘detyruar’ për ndryshime

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha do t’i bëjë disa ndryshime në formacion e Dardanëve ndaj Andorrës, pas mungesave të shumta.

Përfaqësuesja e Kosovës luan sot (e enjte) në udhëtim te Andorra në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, të vlefshme për Grupin I.


Dardanët do të luajnë ndaj Andorrës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Estadi Nacional” me fillim nga ora 20:45.

Dita e ndeshjes: Kosova, mysafire e Andorrës
Lexo po ashtu Dita e ndeshjes: Kosova, mysafire e Andorrës

Ekipi i përzgjedhësit Glihas vjen në këtë ndeshje me disa mungesa të rëndësishme, por synon fitoren e parë në këto kualifikuese.

Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Edon Zhegrova dhe Leart Paqarada janë mungesat e mëdha të Kosovës në këtë takim.

Megjithatë, slloveni Gliha nuk ka shumë kokëdhimje sa i përket zgjedhjeve për 11-shen titullare ndaj Andorrës.

Telegrafi mëson se Gliha do t’i mbetet besnik skemës së tij “4-4-2”, ndërsa fanellën e titullarit do ta marrin për herë të parë mbrojtësi Kreshnik Hajrizi dhe sulmuesi Albion Rrahmani.

Në portë do të jetë i përhershmi Arijanet Muric, ndërsa në mbrojtje përveç Hajrizit do të luajnë edhe Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti dhe Florent Hadergjonaj.

Në mesfushë, dyshja qendrore do të jenë Betim Fazliji dhe Florian Loshaj, ndërsa mesfushorë të krahut me tipare sulmuese do të jenë Florent Muslija dhe Elbasan Rashani.

Partner i Rrahmanit në vijën e sulmit do të jetë Milot Rashica.

Formacioni i mundshëm i Kosovës

Kosova (4-4-2): Muric; Vojvoda, Hajrizi, Aliti, Hadergjonaj; Muslija, Fazliji, Loshaj, Bytyqi; Rashica, Rrahmani;

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori