LAJMI I FUNDIT:

Lajm i mirë për përdoruesit e iPhone 12, softueri iOS 17.1 do të rregullojë nivelet e rrezatimit të pajisjes

Lajm i mirë për përdoruesit e iPhone 12, softueri iOS 17.1 do të rregullojë nivelet e rrezatimit të pajisjes

Apple tha sot se softueri i ardhshëm iOS 17.1 që do të dalë më vonë në tetor do të ulë nivelet e rrezatimit tek iPhone 12.

Franca urdhëroi gjigantin Apple në muajin shtator që të ndërpresë shitjet e iPhone 12 dhe të rregullojë pajisjet në përputhje me standardet evropiane të rrezatimit elektromagnetik, transmeton Telegrafi.

Apple në një dokument mbështetës tha se po çaktivizon funksionin “detektimi jashtë trupit” (off-body detection) që lejon fuqi pak më të lartë transmetimi kur një iPhone nuk mbahet në duar ose në mbahet në xhep.


Funksioni i detektimit do të çaktivizohet vetëm në Francë dhe Apple thotë se po fiket pavarësisht faktit se grupi rregullator francez bëri një gabim kur bëri testet e rrezatimit.

“Detektimi jashtë trupit” është një veçori që mund të gjendet në disa pajisje elektronike, të tilla si telefonat inteligjentë ose pajisjet e veshura.

Kjo veçori është krijuar për të detektuar kur pajisja nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e përdoruesit. Përdoret kryesisht për të optimizuar aspekte të ndryshme të funksionimit të pajisjes, si menaxhimi i energjisë, lidhja dhe përvoja e përdoruesit.

Sipas Apple, iPhone 12 është i sigurt për t’u përdorur “dhe ka qenë gjithmonë”.

IPhone-ët e kompanisë duhet të plotësojnë standardet ndërkombëtare të transmetimit të energjisë për shëndetin dhe sigurinë për të siguruar transmetim të kufizuar të energjisë kur një pajisje është në kontakt me trupin e njeriut. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Teknologji
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Teknologji
Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl - krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb

Intenstifikohet rivaliteti mes Google dhe OpenAl - krijuesi i ChatGPT po zhvillon një shfletues ueb

Teknologji

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor

Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor

Teknologji
Shkolla u shpërndan nxënësve kompjuterë tablet iPad

Shkolla u shpërndan nxënësve kompjuterë tablet iPad

Teknologji
Kalo në kategori