LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli 74 tregohet i frikshëm për Fushë Kosovën

Feronikeli 74 tregohet i frikshëm për Fushë Kosovën

Feronikeli 74 ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Albi Mall Superligës.

Vendasit ishin më kërkuese dhe kjo iu shpërblye vetëm në fundin e pjesës së parë.

Ibrahim Cervadiku zhbllokoi shifrat në minutën e 45-të kur shënoi për 1-0.


Të besuarit e Xhengis Rexhepit shtuan presionin në pjesën e dytë, kur arritën të fitonin penallti në minutën e 65-të.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Jakup Berisha që shënoi për 2-0.

Pas vetëm tre minutash, ‘Industrialistët’ mbyllën dilemat e fituesit me një gol të shënuar nga një aksion mirë i menduar, ku Florent Avdyli tundi rrjetën për 3-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Feronikeli mori fitoren e tretë këtë kampionat, ndërsa ‘Pampurat’ janë ende pa fitore.

Feronikeli 74 janë në vendin e gjashtë me 10 pikë, ndërsa Fushë Kosova me 2 pikë mbetet në vendin e fundit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore