Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të premten në Granada të Spanjës për të diskutuar për çështjet më sfiduese për bllokun: migrimin, zgjerimin dhe gjeopolitikën.
Muajve të fundit është vërejtur rritje e numrit të migrantëve në Bashkimin Evropian.
Mirëpo, pavarësisht përparimit të arritur në negociatat për një reformë, migrimi mbetet temë që shkakton ndasi të thella brenda bllokut evropian.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pritet të bisedojë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në margjina të takimit, pasi Meloni është shprehur e habitur me ndihmën financiare gjermane për organizatat civile që shpëtojnë migrantët në zonën e Mesdheut.
Mbetet të shihet nëse liderët e BE-së do të mund të pajtohen për një deklaratë të përbashkët për migrimin, pas tentimit të fundit të dështuar në qershor.
Një tjetër temë në agjendë është zgjerimi dhe idetë e ndryshme për reforma potenciale, në mënyrë që blloku të mbetet operacional nëse BE-së i shtohen më shumë vende.
Pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Moldavia dhe Gjeorgjia kanë aplikuar për anëtarësim në BE, duke e rritur në 10 numrin e vendeve që synojnë bllokun evropian.
“Duke shikuar para drejt një bashkësie më të zgjeruar si BE-ja, ashtu edhe vendet e ardhshme anëtare duhet të bëhen gati. Vendet aspirante duhet ta përshpejtojnë punën e tyre në reforma, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, në përputhje me qasjen e zgjerimit, sipas parimit të meritave individuale dhe me asistencë të BE-së. Paralelisht, BE-ja duhet t’i vendosë themelet për t’u bërë gati për zgjerim. Ne do t’i paraqesim ambiciet tona afatgjate dhe mënyrën se si t’i arrijmë ato”, përmendet në draftin e Deklaratës që liderët e bllokut pritet ta miratojnë në Granada.
Ata pritet të diskutojnë edhe për prioritetet strategjike të bllokut për të ardhmen, përfshirë kapacitetet në mbrojtje, sigurinë energjetike, dhe përgjigjen kolektive ndaj krizës klimatike dhe pavarësinë ekonomike të 27 vendeve anëtare.
Diskutime për Kosovën
Burimet diplomatike në BE kanë thënë se në samitin e 6 tetorit do të flitet edhe për situatën në Kosovë dhe tensionet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Të njëjtat burime kanë thënë se ekziston një presion nga shumë vende anëtare që të vendosen masa ndaj Serbisë.
Situata është përshkallëzuar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.
Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, mirëpo kjo e fundit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.
Shumë liderë kanë bërë thirrje që të ulen tensionet dhe që edhe Kosova edhe Serbia të kuptojnë se normalizimi i raporteve mes tyre është po ashtu kusht për përparim drejt integrimit në BE. Këtë e ka thënë para gazetarëve edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Një ditë para samitit të BE-së në Granada, në margjina të një samiti të Bashkësisë Politike Evropiane, janë zhvilluar disa takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, por nuk është arritur që të organizohet një takim mes tyre. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLDK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Kurti: Nuk bëhemi pjesë e marrëveshjeve që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e darkave
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Vetaksident në Sllatinë, vdes drejtuesi i automjetit
Osmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës
QUINT-i dhe BE-ja reagojnë pasi s'iu lejua vizita në Kosovë patriarkut serb: Në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen