LAJMI I FUNDIT:

Çitaku – Kurtit: Kontributi i vetëm i juaj në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës në Kuvend

Çitaku – Kurtit: Kontributi i vetëm i juaj në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës në Kuvend

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, aktualisht nënkryetare e PDK-së, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se pas një pune të gjatë posaçërisht këto dy vitet e fundit, qytetarët e Kosovës më në fund do të lëvizin pa viza.

Në një shkrim në Facebook, Çitaku tha se kontributi i vetëm i Kurtit në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës në parlamentin e Republikës dhe kauzat e rreme rreth demarkacionit.

“Ju dhe LVV nuk e keni votuar as pakon ligjore që i ka paraprirë këtij procesi. Njëjtë nuk e keni votuar as MSA-në”, u shpreh ajo.


Tutje tregoi se Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se Vetëvendosje të vinte në pushtet.

“Mos i fyeni qindra shërbyes civil të cilët kanë punuar me shumë zell e përkushtim”, shkroi Çitaku.

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja
Lexo po ashtu Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Ndryshe, të enjten ka filluar fushata informuese lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Për të udhëtuar pa vizë, kërkohen dokumente të rëndësishme si pasaportë biometrike, dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, rezervimin e vendit të qëndrimit, detajet e udhëtimit, dokumentet për veturën nëse udhëtoni me të, dhe dëshmi për mjete të mjaftueshme financiare.

“Kujdes, megjithatë, liberalizimi i vizave nuk ju mundëson të punoni, të ndiqni shkollimin, ose të kryeni studime në zonën Shengen.

Shkeljet e rregullave apo abuzimi i kësaj të drejte mund të sjellin pasoja të rënda, duke përfshirë gjoba financiare, shënim në pasaportën tuaj dhe ndalim të hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vite.

Përdorni këtë informacion për të udhëtuar me sukses dhe pa vështirësi!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
U arratis nga burgu, Policia e shpall person në kërkim Faton Hajrizin

U arratis nga burgu, Policia e shpall person në kërkim Faton Hajrizin

Drejtësi

"Ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundur", ​Hasani: Kushtet e Kurtit në dialog janë për përdorim të brendshëm

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Lajme
Borut Pahor, Brukselit: Mendoj se mund të jem një 'ndryshues i lojës' në dialogun Kosovë-Serbi

Borut Pahor, Brukselit: Mendoj se mund të jem një 'ndryshues i lojës' në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori