LAJMI I FUNDIT:

Fustani provokues i Zendayas në Paris, kombinim mode që e nxori ‘triumfuese’

Fustani provokues i Zendayas në Paris, kombinim mode që e nxori ‘triumfuese’
(Foto: Instagram/WWD/Getty)

Kombinimi i modës i aktores së re amerikane, Zendaya, në tepihun e kuq të spektaklit të Louis Vuitton në Paris, mori titullin e ‘fitueses’ pasi u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo.

27-vjeçarja u shfaq në prezantimin e koleksionit të ri të markës Louis Vuitton e veshur me një fustan të bardhë të guximshëm me zinxhir të dyfishtë.


Me stilin e saj, mposhti të gjitha ikonat e modës së sotme: Harroni kostumet klasike - ja si bëhet
Lexo po ashtu Me stilin e saj, mposhti të gjitha ikonat e modës së sotme: Harroni kostumet klasike - ja si bëhet
(Foto: WWD/Getty)

Fustani kishte një zinxhir të sipërm që tërhiqej deri në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa pjesa e poshtme ishte e hapur deri në mes të kofshës.

Zendaya e kombinoi dukjen me taka, stoli minimaliste Bulgari që përfshinin mini vathë, byzylykë floriri dhe një unazë.

(Foto: Instagram/zendaya)

Në mesin e të pranishmëve në spektaklin e modës ishin edhe emra, si Cate Blanchett, Lee Seydoux, Ana de Armas, Regina King, Alicia Vikander, Jaden Smith, Venus Williams Smollett, Emma Chamberlain etj. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Zendaya (@zendaya)