LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria lejon persona të burgosur në Bullgari të bëjnë biznes në Maqedoni

OBRM-PDUKM: Qeveria lejon persona të burgosur në Bullgari të bëjnë biznes në Maqedoni

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka hedhur akuza mbi Qeverinë e RMV-së se lejon persona të cilët janë të burgosur në Bullgari të vijnë dhe bëjnë biznes në Maqedoninë e Veriut. Nga OBRM-PDUKM kanë ngritur dyshime se “Vasil Bozhkov – Çerepo nga paraburgimi në Bullgari dhe nga lista e zezë amerikane me aminin e Grubit ndodhet në Maqedoni për të bërë biznes”.

“Shpallja e Lotarisë për zgjedhjen e kompanisë me të cilën do të formojë tri kompani të reja është si një skicë Vasil Bozhkovin”, thonë nga OBRM-PDUKM.


“Çerepo është fytyrë e cila dyshohet dhe vihet në lidhje me krime të rënda, por edhe për lidhje me Prigozhin dhe Rusinë. Cili është motivi i qeverisë, ndërsa para çdo gjëje Grubi nga e njëjti të dëshiroj të bëj biznes dhe para në Maqedoni?”.

“Prokuroria publike të filloj hetim dhe të hulumtojnë rastin rreth shpalljes së Lotarisë”, thuhet në njoftimin e partisë.