Ademi: Ligji për amnisti për BDI-në është human, për opozitën përfitim politik
Propozim-ligji për amnisti për Bashkimin Demokratik për Integrim ka dimension human, ndërsa për opozitën shqiptare – Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa, është profiter politik para zgjedhjeve.
Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi sot në konferencën për shtyp theksoi se do ta mbështesin Propozim-ligjin për amnisti dhe theksoi se synimi i Ministrisë së Drejtësisë po mbahet.
“Ne mbështesim propozim-ligjin për amnisti. Mendojmë se synimi i Ministrisë së Drejtësisë është i qëndrueshëm, që të ketë kushte më humane për të gjithë ata që ndodhen në burgje. Në këtë drejtim mendoj se do të kontribuojmë vetëm për të siguruar kushtet që jemi të detyruar t’i ofrojmë si shtet. Megjithatë, e gjithë kjo ka një dimension dhe aspekt njerëzor. Dhe që të mos ketë spekulime në opinion, ky ligj nuk amniston vrasësit, ata që kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, autorët e krimeve të rënda, ata që ndiqen penalisht, janë ndjekur dhe që janë ende në proces të Prokurorisë Speciale Publike”, tha Ademi.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për njoftimin e VMRO-DPMNE-së se do të largohen nga puna e Kuvendit nëse në këtë projekt-ligj vendoset një flamur evropian, Ademi ka theksuar se kjo nuk do të ishte në interesin e tyre.
“Pyetja thelbësore është se cili është arsyetimi për të bllokuar të gjitha ligjet? Seose kjo që po ndodh në këtë mandat asnjëherë nuk e kemi parë. Funksionimi normal i Kuvendit është bërë përjashtim, ndërsa bllokadat rregull. Çdo ditë duhet të flasim, të bindemi se a duhet të kalojë çdo propozim-ligj ose jo. Nëse kjo kalon, le të kalojë edhe tjetri. Ç’farë është kjo? Pazare? Pra kjo ndodh në këtë mandat për fat të keq. Këtë asnjëherë nuk e keni parë. Asnjëherë nuk keni parë sjellje dhe qasje të tillë ndaj tempullit të demokracisë-Kuvendit. Prandaj jemi të detyruar të mendojmë si burrështetas dhe të paraqesim një rregullore të re për punën e Kuvendit, e cila do të vlejë nga mandati i ardhshëm. Për këtë turp që po ndodh në këtë mandat, të mos përsëritet. Nuk mundet një parti e caktuar politike ose një deputet ta bllokojë gjithë shtetin. Një deputet kushdo qoftë ai, t’i bllokojë të gjitha propozim-ligjet. Kjo nuk justifikohet fare. Jemi mësuar për gjithçka të ketë bllokime. Kur do të ndërmarrim diçka në interes të qytetarëve? Kur do të lejojë opozita? Mendoj se nuk është në favor të asnjë partie politike ta bllokojë ose ta braktisë Kuvendin. Nuk do të jetë në interesin e tyre, nëse vendosin për një vendim të tillë”, tha Ademi.
Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa, nga ana tjetër, në emër të partive opozitare shqiptare, theksoi se ky propozim-ligj është propagandë politike dhe përfitim politik para zgjedhjeve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë