LAJMI I FUNDIT:

Kuleba për pezullimin e ndihmës amerikane: Ishte një incident, SHBA-të e dinë se çfarë është në rrezik

Kuleba për pezullimin e ndihmës amerikane: Ishte një incident, SHBA-të e dinë se çfarë është në rrezik

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se beson se pezullimi i ndihmës së SHBA për Ukrainën pasi Kongresi nuk e përfshiu atë në një ligj të përkohshëm, ishte në fakt një incident i izoluar, jo diçka sistematike, raporton CNN.

“Çështja është nëse ajo që ndodhi në Kongresin e SHBA fundjavën e kaluar ishte një incident apo sistematik”, tha Kuleba në margjinat e një takimi me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.


“Mendoj se ishte një incident. Ne kemi diskutime shumë të detajuara me të dyja pjesët e Kongresit, me republikanët dhe demokratët. Ata e morën këtë vendim duke marrë parasysh sfondin, domethënë bllokimin e mundshëm të punës së qeverisë amerikane. Por ne nuk e konsiderojmë se mbështetja e SHBA-së është tronditur, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kuptojnë se çfarë rreziku është Ukraina. Problemi është shumë më i madh se Ukraina, ka të bëjë me stabilitetin e botës”, shtoi Kuleba.

Ukrainasi shkatërron me mortajë shtëpinë që rusët e përdornin si bazë – publikohen pamjet
Lexo po ashtu Ukrainasi shkatërron me mortajë shtëpinë që rusët e përdornin si bazë – publikohen pamjet

Kujtojmë se Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, nuk përfshiu ndihma prej gjashtë miliardë dollarësh në ligjin e përkohshëm, që duhet të parandalojë një mbyllje të qeverisë amerikane.

Në anën tjetër SHBA është vendi që më së shumti ka ndihmuar Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend, duke i dhuruar miliarda dollarë ndihmë ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Seanca e parlamentit francez u pezullua pasi deputeti valëviti flamurin palestinez

Seanca e parlamentit francez u pezullua pasi deputeti valëviti flamurin palestinez

Evropa
Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Evropa
I janë premtuar 30 sosh, Zelensky viziton bazën belge ku qëndrojnë aeroplanët luftarakë F-16

I janë premtuar 30 sosh, Zelensky viziton bazën belge ku qëndrojnë aeroplanët luftarakë F-16

Evropa
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Evropa
Burri nga Massachusetts që i mbijetoi sulmit të ariut rrëfen ‘takimin e dhunshëm’ me kafshën - tregon se çfarë i shpëtoi jetën

Burri nga Massachusetts që i mbijetoi sulmit të ariut rrëfen ‘takimin e dhunshëm’ me kafshën - tregon se çfarë i shpëtoi jetën

Amerika
Kalo në kategori