LAJMI I FUNDIT:

Politikani serb, Vuçiqit: Njëri terrorist i arrestuar në veri të Kosovës, kishte statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Politikani serb, Vuçiqit: Njëri terrorist i arrestuar në veri të Kosovës, kishte statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq përmes një postimi në Facebook ka dhënë disa informacione interesante në lidhje me njërin nga terroristët në veri.

Ai ka thënë se dëshiron t’ia “bëj ditën më të mirë Vuçiqit” me këtë lajm.

“Mora informacione se një nga terroristët e arrestuar serb në Kosovë ka kërkuar dhe ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. E di që nuk të intereson, por thjesht të njoh dhe po të bëj ditën më të mirë”, ka shkruar Sanduloviq.


Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i të arrestuarve në lidhje me sulmin terrorist të së dielës së 24 shtatorit në veri ndaj policisë së Kosovës ka shkuar në tetë.

Arrestohen edhe dy persona në veri, shkon në tetë numri i tyre - konfiskohen edhe armë
Lexo po ashtu Arrestohen edhe dy persona në veri, shkon në tetë numri i tyre - konfiskohen edhe armë

Personat e arrestuar për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm, ka thënë Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Dy ditë pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri, gjendja atje raportohet të jetë e qetë.

Policia e Kosovës së bashku me KFOR po vazhdojnë të jenë prezentë, ndërsa KFOR po vëzhgon situatën edhe me helikopter./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare

Lajme
Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Lajme
Me mure të larta, mes një kodre dhe palestër brenda, inaugurohet burgu i grave në Pogradec

Me mure të larta, mes një kodre dhe palestër brenda, inaugurohet burgu i grave në Pogradec

Lajme
Kalo në kategori