LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka konkurrencë: Naomi është me të vërtetë mbretëresha e pasarelës

Ende nuk ka konkurrencë: Naomi është me të vërtetë mbretëresha e pasarelës
(Foto: Instagram/naomi)

Ajo dëshmoi edhe një herë pse është ndër supermodelet më të mira prej dekadash dhe duket se kështu do të jetë edhe për një kohë të gjatë.

E famshmja Naomi Campbell me të drejtë ende mban titullin e mbretëreshës së pasarelës.


Manekinia pati nderin ta mbyllte sfilatën e markës Dolce & Gabbana, si dhe Javën e Modës në Paris, e cila mblodhi shumë personalitete të famshme. Dhe ishte një hit i plotë, sepse ‘Pantera e Zezë’ i la në hije të gjithë.

(Foto: Instagram/naomi)

Është 53 vjeçare, por ende është ndër femrat më të bukura në botë, sidomos kur ecën me një kombinim provokues – të brendshme, kapele dhe një fustan transparent.

Naomi Campbell flet hapur për abuzimin me drogën dhe alkoolin: Po vrisja veten
Lexo po ashtu Naomi Campbell flet hapur për abuzimin me drogën dhe alkoolin: Po vrisja veten

Ky moment tërhoqi vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale dhe Naomi tregoi ecjen e saj të veçantë, të fuqishme dhe i kënaqi të gjithë kur madje arriti të lëkundë flokët në ritëm me hapat e saj.

(Foto: Instagram/naomi)

Do ta pranoni që askush nuk ecën në pasarelë si ajo dhe nuk e shijon aq shumë sa ajo. Pikërisht kjo është arsyeja pse Campbell mund të mbajë hapin me vajzat dyfish më të reja dhe të jetë ende numri një në botën e modës. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/naomi)

Në trend Femra

Më shumë
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Mami! Po më dhemb koka!

Mami! Po më dhemb koka!

Prindër dhe fëmijë
Kalo në kategori