LAJMI I FUNDIT:

Lajçak dhe Bregu flasin për përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Berlinit në Tiranë

Lajçak dhe Bregu flasin për përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Berlinit në Tiranë

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar edhe për takimin me sekretaren e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), me të cilën tha se ka biseduar për përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Berlinit në Tiranë.

Lajçak në një postim në X shkruan se me Bregun kanë folur edhe për zhvillimet e fundit në Ballkan.


“Gjithmonë një kënaqësi për të biseduar me Majlinda Bregun nga RCC për më të fundit në Ballkan. Në margjinat e UNGA folëm për portofolet tona të ndryshme, gjendjen e bashkëpunimit rajonal dhe përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Berlinit në Tiranë”, shkruan ai. /Telegrafi/