Murati e akuzoi opozitën se po bllokon ligjet duke i dërguar në Kushtetuese, reagon zyrtari i PDK-së
Arben Mustafa, “ministër” në hije i Financave i PDK-së i ka reaguar ministrit Hekuran Murati, pasi ky i fundit tha se opozita po bllokon ligjet duke i dërguar në Kushtetuese.
Murati ka përmendur ligjin për Çmimet Tavan, atë për Pagën Minimale si dhe për faljen e një pjese të tatimit në pronë.
Por për Mustafën, Murati po preokupohet për këto çështje, duke harruar rritjen ekonomike për vetëm 2%, rënien e eksportit dhe rënien e investimeve private.
“Ministri i Financave sot qenka i shqetësuar për tri ligje që janë në Gjykatën Kushtetuese, gjegjësisht:
– Për ligjin mbi tatimin në pronë, me të cilin ua ka dyfishuar faturën e tatimit në pronë qytetarëve të Kosovës e pastaj është munduar që këtë veprim ta kamuflojë me mundësinë e faljes së 100 eurove nga buxhetet e komunave.
– Për ligjin e çmimeve tavan, përmes të cilit po mundohen t’i hedhin “hi në sy” qytetarëve se kinse po bëjnë diçka për ta kontrolluar rritjen e çmimeve, por që edhe vetë e dinë se kjo nuk çon askund.
– Për ligjin për pagën minimale, me të cilin në mënyrën më të paskrupullt i kanë përjashtuar nga rritja veteranët e UÇK-së në këtë kohë të vështirë të rritjes së madhe të çmimeve.
Pra, këto janë çështjet të cilat po e preokupojnë Ministrin e Financave!
Në anën tjetër, Ministri nuk po duket aspak i shqetësuar për
– rritjen ekonomike prej vetëm 2% – më të ultën në dhjetë vite,
– rënien e eksporteve me mbi 10%,
– rënien e investimeve private me rreth 6%, dhe
– mungesën e çfarëdo plani për dalje nga kjo zymtësi që e ka kapluar ekonominë dhe vendin në përgjithësi.
Ministër, leje propagandën e filloje punën”, shkroi Mustafa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Kapetanoviq në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal po forcon Ballkanin dhe dërgon mesazhin e solidaritetit ekonomik
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet