Drejtor i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin me rreth 200 të arrestuar në të gjithë Shqipërinë.
Në fjalën e tij ai është shprehur se në kuadër të këtij megaoperacioni është bërë i mundur arrestimi i 218 personave dhe janë shpallur në kërkim 82 të tjerë, gjithashtu sipas tij në kuadër të këtyre kontrolleve janë arrestuar edhe 19 qytetarë të tjerë.
“Janë ekzekutuar 218 masa sigurie, janë shpallur në kërkim 82 në kërkim janë arrestuar edhe 19 shtetas të tjerë gjatë këtij operacioni. janë pjesë e 23 grupeve kriminale, janë sekuestruar edhe heroinë, kanabis sativa, automjete të ndryshme, vlera të ndryshme monetare dhe aksesore të ndryshëm, të dhënat konkrete në lidhje me këtë do të jepen më vonë pasi vijon akoma puna në këtë drejtim. Në bashkëpunim të ngushtë me 12 drejtorive të policisë është bërë i mundur mbyllje e kontrollit të këtyre”, tha Rrumbullaku.
“Nga ky megaoperacion është bërë i mundur shkatërrimi i 23 grupeve kriminale në Tiranë, Vlorë, Durrës, Elbasan dhe Korçë. Hetime të tilla tregojnë se kur ka vullnet rezultatet janë në favor të qytetarëve dhe në dëm të krimit, edhe në këtë megaoperacion vlen të theksohet shkalla e lartë e sigurisë dhe e rrezikshmërisë”, ka thënë Rrumbullaku.
Gjithashtu sipas tij janë drejt përfundimit edhe operacione të tjera në lidhje me këtë fenomen.
“Këtë 8 mujor janë sekuestruar 800 kg kanabis, një pjesë e përpunuar në formë çokollate. Janë sekuestruar 61.5 kg heroinë, 15.5 kg kokainë dhe 15 kg ekstazi. Në kuadër të besimit të informacioneve të marra, janë finalizuar 116 operacione. Për këto hetime dhe goditje janë arrestuar ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë 1561 shtetas për shitje dhe prodhim të lëndës narkotike. Krahasuar sasive të mëdha të drogërave të forta, janë sekuestruar mijëra droga kokainë. Gjatë operacioneve janë sekuestruar mijëra doza kokainë heroinë, metadok, opium dhe sasi lënde të tjera narkotike”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore