LAJMI I FUNDIT:

Joao Felix i tregoi Barcelonës së çfarë mund të bëjë, pas golit mahnitës me fanellën e Portugalisë

Joao Felix i tregoi Barcelonës së çfarë mund të bëjë, pas golit mahnitës me fanellën e Portugalisë

Sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix, ka mbërritur në Barcelonë si huazim me masa të barabarta entuziazmi dhe skepticizmi pas një viti vështirësish në Chelsea dhe Wanda Metropolitano, por shfaqja e tij e fundit ndoshta do të ketë prishur ekuilibrin në favor të emocioneve.

Felix nuk u paraqit për Portugalinë e Roberto Martinez javën e kaluar, pasi ata mundën Sllovakinë jashtë shtëpisë me rezultat 1-0.

Megjithatë, ata shpalosën të gjithë talentin e tyre kundër Luksemburgut të hënën mbrëma, duke inkuadruar edhe Felix në lojë.


Me Portugalinë duke udhëhequr 6-0, Felix u inkuadrua për gjysmë orën e fundit dhe bëri kërkesën e tij për më shumë kohë lojë në mënyrë të theksuar.

Ylli 23-vjeçar pas dy prekjeve brilante shënoi një supergol nga distanca për të vulosur rezultatin përfundimtar 9-0.

https://twitter.com/MetaBarca/status/1701503733161730440

Felix i ka 6 gola në 32 paraqitjet e tij në Portugali, dhe ishte një nga vendimtarët në skuadrën e Portugalisë që shkoi në Kupën e Botës. Megjithatë deri më tani, ai ka qenë një opsion rezervë për ndeshjet hapëse të Martinez.

Sulmuesi do të shpresojë që ta marrë këtë besim përsëri në Barcelonë me vete, pasi ai kërkon të një vend titullari të ekipin e trajnerit Xavi Herndandez.

Në përgjithësi, Xavi ka përdorur katër mesfushorë, që do të nënkuptonte se Felix mund të luajë sulmuesin e dytë, por edhe rolin e ndonjërit prej mesfushorëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori