LAJMI I FUNDIT:

Brenda ‘dhomës së torturave’ të ISIS-it – pamje që tregojnë se çfarë u bënin fanatikët, të burgosurve në një seli të tyren në Siri

Brenda ‘dhomës së torturave’ të ISIS-it – pamje që tregojnë se çfarë u bënin fanatikët, të burgosurve në një seli të tyren në Siri

Terroristët e ISIS-it janë parë duke i lidhur të burgosurit me sy të mbyllur, duke i rrahur egërsisht me shkopinj – nëpër korridoret e selisë së tyre në radhë të gjata në pamje të paparë kurrë më parë.

ISIS ka qenë gjithmonë i kujdesshëm në nxjerrjen e videove të bëra në mënyrë profesionale – shpesh pa asnjë shenjë kriminaliteti apo dhune – në një përpjekje për të rekrutuar njerëz në atë që ata e quajnë Kalifat.


Por pa e ditur ata, fanatikët e ISIS-it po regjistronin realitetin e jetës në një dhomë torture për muaj të tërë – dhe si rezultat, duke ua zbuluar identitetin e tyre prokurorëve ndërkombëtarë, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Dhe pamjet të kamerave të vëzhgimit brenda një spitali për fëmijë të kapur në Aleppo, Siri, vazhduan të qarkullojnë edhe pasi terroristët e bënë atë selinë e tyre në 2013.

Videoja tronditëse e shpërndarë tregon fanatikët e ISIS-it që lidhin një të burgosur dhe e lënë atë të varet atje, ndërsa ai përpiqet të qëndrojë, me krahët e lidhur pas shpine.

Skena të tjera tregojnë të burgosurit me kapuç duke u rrahur me shkop – me duart e lidhura pas shpine. Një fanatik u pa duke qeshur teksa shtynte kokën e viktimës poshtë.

Të burgosur të tjerë, me kokat e tyre të mbuluara me çanta, u panë duke marshuar në një rresht të gjatë nëpër korridoret e zymta të spitalit të kthyer në selinë e ISIS-it.

Kjo mbikëqyrje ka nënkuptuar që prokurorët ndërkombëtarë kanë qenë në gjendje të mbledhin prova të rëndësishme dhe të vërtetojnë dëshmitë nga të mbijetuarit.

“Ky është pikërisht lloji i trajtimit për të cilin kemi dëgjuar nga të mbijetuarit”, tha për CNN Chris Engels, drejtor i hetimeve dhe operacioneve për Komisionin për Drejtësi Ndërkombëtare dhe Përgjegjësi.

Siç thuhet më tej, qindra civilë u mbajtën në burgun e improvizuar në lagjen Qadi Askar të Aleppos – dhe kur u çlirua nga forcat rebele në janar 2014, trupat e dhjetëra të burgosurve u gjetën të shpërndara në dyshemenë e përgjakur.

Dhe shumë nga të burgosurit ishin ekzekutuar nga fanatikët e ISIS-it, me duar të lidhura pas shpine.

Por disa ia dolën të mbesin gjallë, përfshirë gazetarin francez Didier Francois, i cili tha se mund të dëgjonte të burgosurit sirianë dhe irakianë duke u rrahur dhe torturuar brenda spitalit.

Grupi terrorist shpalli një kalifat të vetëquajtur në një pjesë të madhe të territorit në Siri dhe Irak që e pushtoi në vitin 2014. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Botë
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Kalo në kategori