Qeveria e Kosovës do t’i mbulojë shpenzimet për bartjen në Argjentinë të kufomës së shtetases argjentinase, Maria Clara Urdungaray, e cila dyshohet se u vra nga i dashuri i saj në Fushë Kosovë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Flamur Pireva, Këshilltar Politik në Ministrinë e Drejtësisë.
Përmes një përgjigjeje me shkrim, ai ka bërë të ditur se kjo po bëhet për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjes së viktimës.
“Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike të familjes së viktimës, Qeveria do të merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për bartjen e kufomës së të ndjerës”, ka thënë shkurtimisht ai.
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen e Clara Urdungaray.
Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë derisa ishte me të dashurin e saj, Endrit Nika.
Facundo Urdangaray, babai i Maria Clara Urdangaray, ditë më parë ka dhënë detaje të reja për ecurinë e hetimeve.
Ai ka treguar se mjekësia ligjore ka gjetur lëndime që nuk përputhen me rënien nga lartësia, pra ato ishin të mëparshme.
Edhe pse ende nevojitet më shumë ekspertizë, kjo do ta komplikonte Endrit Nikën, të dashurin e saj 31-vjeçar, pasi rasti po hetohet si një femicid i mundshëm.
“Ata kanë gjetur shenja në trupin e vajzës sime se ka pasur lëndime të mëparshme. Mavijosje në krahët e saj. Kur një person bie nga një lartësi e tillë, ai ka lëndime të caktuara, por nëse ju shtrëngojnë fort krahët, ato lëndime nuk janë prej rënies,” ka shpjeguar Urdangaray për Radio 221 në Argjentinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KFOR: Nuk ishim të përfshirë në aksionin e djeshëm në veri
Musliu: Koncepti se partia që humb zgjedhjet në kampin shqiptarë mund të bëhet pjesë e qeverisë nuk do të jetë në funksionim afatgjatë
Përfundojnë rreth 70 për qind e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251