LAJMI I FUNDIT:

Barcelona pritet t’i finalizojë sot dy transferimet e mëdha

Barcelona pritet t’i finalizojë sot dy transferimet e mëdha

Barcelona pritet t’i mbyll me sukses transferimet e Joao Felix dhe Joao Cancelo gjatë ditës së sotme.

Klubi katalunas ka qenë shumë i angazhuar në këtë afat kalimtar, duke transferuar emra të rinj, por edhe duke larguar lojtarë të parëndësishëm.


Shumë ndryshime kanë ardhur edhe për faktin e problemeve financiare dhe disa nga transferimet e reja mezi kanë arritur të regjistrohen në La Liga.

Ansu Fati befason të gjithë me klubin e ri
Lexo po ashtu Ansu Fati befason të gjithë me klubin e ri

Megjithatë, Barcelona nuk do të ndalet, pasi sot (e enjte) synon t’i mbyll me sukses edhe dy transferime për të kompletuar ekipin për sezonin 2023/24.

Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor, Joao Cancelo, i cili pritet të vijë nga Manchester City dhe sulmuesi Joao Felix nga Atletico Madrid.

Sipas gazetarit të afërt me Barcelonën, Gerard Romero, Cancelo do të fluturojë sot për në qytetin katalunas për të finalizuar marrëveshjen.

Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, përpara se të nënshkruajë kontratën për një vit huazim të thjeshtë, pasi opsioni i blerjes nuk i është pranuar nga La Liga.

Sipas gazetës Relevo, edhe Felix është shumë afër t’i bashkohet Barcelonës në formë huazimi për sezonin 2023/24.

Megjithatë, nëse një marrëveshje mund të finalizohet do të varet nga Fair Play Financiar, pasi Barcelona do të pastrojë hapësirën në faturës së pagave me largimin e Clement Lenglet dhe Ansu Fati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Rashica mund të largohet nga Besiktas, e duan dy klube të Serie A

Rashica mund të largohet nga Besiktas, e duan dy klube të Serie A

Serie A
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Kalo në kategori