LAJMI I FUNDIT:

“Tradhtohet” nga regjia, prezantuesja greke kapet duke tentuar të pijë një cigare në studio, gjatë transmetimit Live

“Tradhtohet” nga regjia, prezantuesja greke kapet duke tentuar të pijë një cigare në studio, gjatë transmetimit Live

Një prezantuese lajmesh nga Greqia është bërë subjekt diskutimesh në rrjetet sociale pas një veprimi të fundi të saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Rania Tzima e cila ishte duke prezantuar lajmet dhe në një moment mendon se regjia kishte filluar me një kronikë të radhsë.


Megjithatë, ajo duket se u ngut paksa, pasi regjia ktheu pamjet e studios, ku u shfaq prezantuesja.

Duke menduar se ishte shfaqur kronika, ajo tentoi të pinte një cigare elektronike.

Për fat të saj, ajo e kuptoi shpejt duke u përpjekur të fshihte cigare.

Megjithatë, veçse ishte vonë, pasi shikuesit spikatën momentin dhe pamjet tanimë janë bërë virale. /Telegrafi/