Më në fund zyrtarizohen ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në klubin e futbollit Gjilani.
Pas disa javëve të vështira, klubi gjilanas është riorganizuar dhe ka udhëheqësi të re.
Ka qenë faqja zyrtare e Gjilanit qëka konfirmuar edhe presidentin e ri të klubit që është Afrim Veliu një afarist nga qyteti i Gjilanit që jeton dhe vepron në Zvicër.
Ndërkohë në bordin e klubit do të jenë edhe aksionarët e tjerë si Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.
Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:
Komunikatë zyrtare: Gjilani me aksionarë të rinj
Sport Club Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë klubi kalon në duart e grupit të aksionarëve të rinj me përfaqësues ztr. Afrim Veliun, i cili njëherit do të bartë postin e presidentit.
Pjesë e bordit të klubit do të jenë aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami.
Klubi ka qenë në proces të ndërrimit të pronësisë dhe pritjes së investitorëve strategjik për të përmirësuar rritjen e ardhshme të klubit, me qëllimin e vetëm për të përfituar nga mundësitë si në fushën e blertë ashtu edhe në anën komerciale.
Si pjesë e këtij procesi, klubi mori në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, stabilitetin financiar dhe atë sportiv, si dhe ndërtimin e një ekipi të ri konkurues pas ndryshimeve të shumta të bëra në afatin kalimtar të verës.
Bordi i ardhshëm i klubit do të bëj një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akademisë së klubit, ndërtimin e një strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe me të madh të tifozëve me klubin.
Gjithashtu, drejtuesit e rinj shprehin falënderimet më të sinqerta për gjithë qytetarët gjilanas dhe jo vetëm, për mikpritjen fantastike dhe durimin e shfaqur në kohët e krizës për klubin, i cili tashmë merr një rrugëtim të ri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Mallkimi i kampionëve në Kampionatet Evropiane - Spanja, Portugalia dhe tani Italia
Stërvitja më e madhe detare në botë i dërgon mesazh Kinës
"Granit shembull i një lideri të vërtetë, ai po udhëheq si kapiten" - Yakin flet për fitoren me Italinë dhe ndikimin e Xhakës
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu
Heroi i Zvicrës, Ruben Vargas tregon se çfarë i tha Granit Xhaka para golit
Luciano Spalletti zbulon dy fajtorët për eliminimin dhe lojën e tmerrshme të Italisë