LAJMI I FUNDIT:

Gjilani fillon të ringjallet: Gentjan Mezani emërohet trajner, po afrohen edhe disa lojtarë

Gjilani fillon të ringjallet: Gentjan Mezani emërohet trajner, po afrohen edhe disa lojtarë

Pas një muaji të rëndë, ku nuk mbeti pothuajse askush në klub, Gjilani ka filluar rikonstruktimin, duke emëruar trajner Gentjan Mezanin dhe ka filluar të bëjë edhe afrime.  

Gjilani tashmë është në duart të katër aksioneve të rinj, të cilët do të prezantohen në javën e ardhshme para mediave, shkruan Telegrafi.


Pasi nuk ishin gati, Gjilani fillimisht kërkoi ta shtyjë ndeshjen ndaj Fushë Kosovës, të cilën e bëri, pasi FFK i dha kohë që të përgatitjeje, ndërsa edhe me Prishtinën do të luhet dy ditë më vonë, pra të hënën.

Në muajin korrik dhe gusht nga klubi u largua fillimisht pronari Florim Zuka, pastaj edhe trajneri Klodian Duro, ndërsa trendin e vazhduan emra si Enea Koliçi, Arbër Prekazi, Egzon Sinani, Armend Halili, Yll Hoxha, Arbnor Ramadani, Albert Dabiqaj, Besar Musolli, Mevlan Zeka, Baton Zabërgja, Shend Kelmendi, Përparim Islami, Granit Jashari dhe Theophilus Salomon.

Drejtuesit e rinj për trajner e kanë emërua një emër të njohur për klubin, Gentjan Mezanin, që edhe më parë ishte ‘timonier’ te kuqebardhët.

Gjilani ka mbajtur disa lojtarë si Oltion Bilalli, Redon Ismaili, Elton Cale, Edison Kqiku, Aridon Bllaca, Arens Mateli, Erlis Xhemaili dhe disa të tjerë.

Po ashtu nuk kanë qëndruar duarkryq sa i përket afrimeve, duke nënshkruar me portierin Betim Halimi dhe mbrojtësin Dajan Shehi.

Mësohe se gjatë ditëve në vijim pritet të arrijnë edhe disa futbollistë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori