Si të mbani një figurë të hollë në një moshë të shtyrë – këshilla nga legjendarja Dolly Parton
Këngëtarja e famshme e muzikës ‘country’, Dolly Parton, ka ndarë gjashtë këshilla dietike që përdor për të mbajtur një figurë të hollë në moshën 78 vjeçare.
Përveç se njihet për aftësitë e saj mbresëlënëse vokale dhe karizmën, falë stilit të shëndetshëm të jetesës, ajo ka fituar audiencën për dekada të tëra.
Artistja ka vendosur të ndajë me mediat se si ka arritur ta ruajë pamjen e saj ndër vite:
Han sallatë me vezë
Parton tregon se i pëlqen të zgjohet herët dhe të hajë sallatë me vezë të ziera të bërë në shtëpi për mëngjes. Nutricionistja Lauren Manaker ka shpjeguar se sallata me vezë të ziera është një pjatë e lirë dhe praktike. Për njerëzit e moshuar me nivele të shëndetshme kolesteroli, duke pasur parasysh përfitimet ushqyese dhe komoditetin e vezëve, konsumi i tyre është i pranueshëm në kontekstin e një modeli të shëndetshëm të ushqyerjes për zemrën.
Ka një dietë të ekuilibruar
Këngëtarja është në harmoni me llojin trupit të saj dhe shprehet se një dietë e ekuilibruar është çelësi për të. Kjo do të thotë se 85 për qind e dietës duhet të përbëhet nga ushqime të plota bimore dhe herë pas here mund të hani kek ose mish.
Ndjek një dietë me pak karbohidrate
Dolly shprehet se është e kujdesshme për atë që han dhe se gjatë javës përpiqet të mbajë një dietë me konsum të ulët të karbohidrateve dhe se gjatë fundjavës e trajton veten me ushqime më të larta në kalori dhe me më shumë karbohidrate. Kjo është zgjedhja ideale e ushqimit nëse dëshironi të ruani peshën.
Konsumon pastë me krem djathi dhe tranguj
Për shkak se zgjohet në 3:00 dhe e fillon vaktin e saj të parë me një sallatë me vezë, Parton ha një mëngjes tjetër të përbërë nga një sasi e vogël brumi, krem djathi dhe kastraveca. Edhe pse nuk është pasta më e shëndetshme sepse nuk përbëhet nga drithëra, në këtë mënyrë ajo e balancon dietën e saj.
Kohë pas kohe konsumon ushqime jo të shëndetshme
Parton pranon se është e kujdesshme për atë që han, por edhe se herë pas here kënaqet. Duke qenë se bashkëshorti i saj han ushqim me kalori, këngëtarja pranon se ndonjëherë i bashkohet. Nutricionistët theksojnë se dietat kufizuese krijojnë një marrëdhënie jo të shëndetshme me ushqimin.
Shpesh han domate
Këngëtarja shpesh përfshin domate në vaktet e saj. Ekspertët thonë se kjo është një shprehi mjaft e mirë, sepse domatet janë ushqim i shëndetshëm që përmban vitaminë C, kalium dhe likopen, të cilat ndihmojnë kundër inflamacionit dhe në rregullimin e presionit të gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët
Gjinia e bebes përcakton përbërjen e qumështit të nënës: kush fiton ushqim më cilësor?
Disa ide se si të visheni bukur gjatë stinës së vjeshtës
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë