LAJMI I FUNDIT:

Disa me komplimente, tjerët nuk besojnë se është ajo – poza pa grim e Sofia Vergaras i lë fansat të ndarë

Disa me komplimente, tjerët nuk besojnë se është ajo – poza pa grim e Sofia Vergaras i lë fansat të ndarë

Aktorja kolumbiano-amerikane, Sofia Vergara, konsiderohet si një nga femrat më të bukura të ditëve të sotme dhe këtë e ka konfirmuar duke publikuar imazhe në gjendjen e saj natyrale. Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që nuk e kanë njohur.

51-vjeçarja ka shpërndarë një fotografi në Instagram ku shfaqet me familjarët me hënën në sfond, por ky fenomen natyror ka mbetur në sfond. Të gjithë e komentuan paraqitjen e saj pa makijazh.


Komentet pozitive ishin të llojit: “A është kjo Sofia pa grim, bukuri natyrale, perfeksion”; “Dukesh e jashtëzakonshme pa grim”.

(Foto: Instagram/sofiavergara)

Mirëpo, ka pasur edhe nga ata për të cilët ajo dukej shumë ndryshe duke pozuar pa makijazh: “Nuk e njoha, a është kjo Sofia?”; “A je ti?”.

Me bikini njëpjesëshe, Sofia Vergara rikthehet në qendër të vëmendjes pas lajmit për shkurorëzim
Lexo po ashtu Me bikini njëpjesëshe, Sofia Vergara rikthehet në qendër të vëmendjes pas lajmit për shkurorëzim

Aktorja bukuroshe tërheq vëmendjen me bukurinë e saj natyrale dhe nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje estetike deri më tani duke thënë se nuk ka frikë nga plakja, porse nuk është kundër operacioneve plastike. /Telegrafi/