Pavarësisht hetimit të detajuar, nuk u arrit të përcaktohej pronari i 120 shufrave të floririt të gjetur në vitin 2019 në një tren në linjën Sankt Gallen – Luzern, të cilat kapin vlerën totale prej 200,000 frangash. Floriri do t’i jepet Kryqit të Kuq.
Shufrat ishin në një paketë të bardhë me shënimin “IKRK Wertsendung (dërgesë e vlefshme për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq)”, transmeton Telegrafi.
Prokuroria supozon se pronari i panjohur arin e ka pasur për Kryqin e Kuq. Pas një hetimi të gjatë, nuk u bë e mundur të gjurmohej pronari dhe as të lidhej floriri me ndonjë krim.
“Duke qenë se floriri ishte në një paketë të destinuar për Kryqin e Kuq, mund të supozojmë se pronari i panjohur ka dashur t’ia japë arin kësaj organizate. Për këtë arsye ari do t’i jepet Kryqit të Kuq”, tha prokuroria e Luzernit.
Në përgjigjen e tyre për agjencinë AFP, Kryqi i Kuq theksoi se pas hetimeve policore, ata kanë marrë një certifikatë për origjinën e arit dhe se e kanë pranuar atë si dhuratë.
“Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për këtë kontribut bujar. Dhurimi do të jetë një ndihmë e rëndësishme në financimin e aktiviteteve në mbarë botën, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe ndihmën e më të cenuarve, të prekur nga lufta dhe dhuna”, tha një zëdhënës i Kryqit të Kuq.
Siç shkruan swissinfo, donacioni ka ardhur në kohën e rritjes së inflacionit dhe rënies së donacioneve për Kryqin e Kuq. Kjo është arsyeja pse Kryqi i Kuq miratoi një plan për të ulur kostot me disa qindra milionë franga dhe për të zvogëluar numrin e stafit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Goditi brutalisht burrin me nevoja të veçanta që ishte në karrocë, polici britanik hetohet për veprimin – kamerat e sigurisë e filmuan
Ia vodhi Rolexin, tentoi ta shtyp hajnin e armatosur me Lamborghini – pamjet nga Brazili bëhen virale
Komandanti i ushtrisë suedeze: Putin synon të kontrollojë Detin Baltik, ia ka vënë syrin ishullit Gotland
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251