LAJMI I FUNDIT:

Arrestimet në MINT, dorëheqjet e disa policëve serbë e subvencionimi i qytetarëve për pajisje shtëpiake – top lajmet e javës

Arrestimet në MINT, dorëheqjet e disa policëve serbë e subvencionimi i qytetarëve për pajisje shtëpiake – top lajmet e javës

Java që po lëmë Policia e Kosovës arrestoi tre persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, saktësisht rasti ka të bëjë me rezervat shtetërore.

Po gjashtë javë u raportua se disa zyrtarë policorë të komunitetit serb të punësuar së fundi kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës pas presioneve që po u bëhet nga Serbia.

Ndërkaq, të premten Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar.


Tre të arrestuar në rastin e rezervave shtetërore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës-Njësia e Veçantë e hetimeve të premten ka realizuar bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku ka arrestuar dy zyrtarë ndërkaq bastisje ka pasur edhe në një shtëpi, dy banesa e në një restorant.

Pas këtyre bastisjeve janë arrestuar dy zyrtarë të MINT-it, drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.

Po ashtu është arrestuar edhe Ridvan Muharremi, person që u raportua i afërt me kryeministrin Albin Kurti.

Arrestimi i tre personave, bastisjet në MINT e prona tjera dhe deklaratat – gjithçka rreth rastit të rezervave shtetërore
Lexo po ashtu Arrestimi i tre personave, bastisjet në MINT e prona tjera dhe deklaratat – gjithçka rreth rastit të rezervave shtetërore

Dy zyrtarët e MINT-it akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa i arrestuari i tretë dyshohet për “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’, si dhe ‘Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes bëhet e ditur se janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë në mbajtje për 48 orë.

Dokumentet e konfiskuara pas bastisjes në MINT

Pas bastisjes në MINT, presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë një vizite në Klinë e pyetur për rastin ka thënë se për çdo proces të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve ligj-zbatuese duhet të pritet epilogu i rasteve.

E për bastisjet ka reaguar MINT dhe ka mbajtur një konferencë për media ministrja Rozeta Hajdari.

“Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sot njësia hetuese e Prokurorisë Speciale, me urdhër të prokurorit Valdet Gashi kanë kontrolluar zyrat e dy zyrtarëve të lartë të MINT-it, drejtorit të Departamentit për rezervat shtetërore, Hafiz Gara dhe drejtorit të Departamentit të integrimeve evropiane, Irfan Lipovica.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervës shtetërore anipse ne jemi të bindur që furnizimet dhe rezerva shtetërore janë në përputhje ligjet, planin dhe asnjë dëm apo dëmtim nuk ka ndodhur me to.

Për këtë çështje prej një kohë të gjatë e veçanërisht në muajt e fundit ka përpjekje të mëdha që të keq informohet publiku në vendin tonë. Motivet dhe arsyet për këto veprime të nxitura dhe koordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ministrja Hajdari në një konferencë për media tha se zyrtarët e arrestuar janë të pafajshëm dhe nuk sheh asnjë arsye që ajo të japë dorëheqje.

E partitë opozitare pas zhvillimet të premten, bastisjeve dhe arrestimeve kërkuan dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari.

Disa policë serbë japin dorëheqje, liderët e shtetit kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare të marrin masa ndaj Serbisë

Pasi shtatë policë të rinj nga komuniteti serb dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës ka pasur reagime nga liderët e vendit dhe ambasadorët e huaj në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në reagimin e saj të premten tha se frikësimi dhe shantazhimi i këtyre policëve po vjen nga Serbia.

Ajo kërkoi nga Bashkimi Evropian (BE) të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për presionin ndaj policëve serbë.

“Sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve, janë informata të konfirmuara, rrezikimi, frikësimi dhe shantazhimi i tyre vjen nga Serbia, pra burimin e kanë në Serbi. Ky shtet që fatkeqësisht vazhdon me agresion të hapur në raport me Kosovën, po vazhdon nëpërmjet institucioneve ilegale dhe kriminale në Kosovë t’i bëjë presion qytetarëve serbë që janë pro-integrimit, shfrytëzimit të të drejtave që u ofron edhe Kushtetuta e Kosovës dhe Marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Osmani.

"Frikësimi dhe shantazhimi vjen nga Serbia", "Ndërkombëtarët të reagojnë ashpër ndaj Serbisë", reagime pas dorëheqjes së shtatë policëve serbë
Lexo po ashtu "Frikësimi dhe shantazhimi vjen nga Serbia", "Ndërkombëtarët të reagojnë ashpër ndaj Serbisë", reagime pas dorëheqjes së shtatë policëve serbë

Po ashtu edhe Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka reaguar pas dorëheqjeve të zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb.

Sveçla tha se zyrtarët policorë po detyrohen që të japin dorëheqje dhe se Beogradi po dëmton qëllimisht komunitetin serbë në Kosovë.

“Zyrtarët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e Beogradit. Në këtë mënyrë ata po dëmtojnë qëllimisht komunitetin serb në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin tonë”, ka thënë Sveçla.

Edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq tha se policët serbë në veri filluan dhe e përfunduan karrierën e tyre të shkurtër me shënjestrim, fyerje, nënçmim, me kërcënime ndaj tyre por edhe ndaj familjarëve.

“Fatkeqësisht, ndoshta nuk ka asnjë serb të Kosovës që të paktën një herë personalisht të mos i ketë ndjerë kërcënimet e egra nga forca e padukshme që shkatërron çdo vepër dhe çdo dëshirë për bashkëjetesë në Kosovën tonë të bukur me metodat e saj shkatërruese”, ka thënë Rashiq.

Pajisjet shtëpiake efiçiente që do të subvencionohen nga Ministria e Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar.

Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe frigoriferëve ose frigoriferëve me ngrirëse.

Vlera e subvencionimit për një (1) pajisje makinë rrobalarëse është 200.00 €. Për prindërit vetushqyes vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 300.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 400.00 euro.

Vlera e subvencionimit për një (1) pajisje makinë enëlarëse është 150.00 €. Për prindërit vetushqyes, vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 250.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 300.00 euro.

Vlera e subvencionimit për një (1) pajisje frigorifer ose frigoriferëve me ngrirëse është 100.00 euro. Për prindërit vetushqyes vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 150.00 €. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një (1) pajisje është 200.00 euro.

Këto janë pajisjet shtëpiake efiçiente që do të subvencionohen nga Ministria e Ekonomisë
Lexo po ashtu Këto janë pajisjet shtëpiake efiçiente që do të subvencionohen nga Ministria e Ekonomisë

Për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtërishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar Instalimi i sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, do të subvencionohet vetëm një sistem diellor për ngrohjen e ujit sanitar për një shtëpi dhe sistemi duhet të blihet i ri.

Instalimi i sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar subvencionohet dyzet përqind (40%) e vlerës investive të komplet sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar dhe jo më shumë se 1000.00 euro.

Për të dy thirrjet të drejtë aplikimi kanë të gjithë konsumatorët familjar, konsumi mujor i energjisë elektrike i të cilëve nuk është më i vogël se 250 kWh/muaj në të paktën dhjetë (10) muaj brenda dymbëdhjetë (12) muajve të fundit.

Aplikimi për subvencionim bëhet online përmes platformës e-Kosova.

Aplikimi për pajisje shtëpiake efiçiente mund të bëhet në https://ekosova.rks-gov.net/467

Aplikimi për sisteme të energjisë së ripërtërishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar bëhet në: https://ekosova.rks-gov.net/468

Informatat e plota mund t’i gjeni në linçet:

https://me.rks-gov.net/…/1-Thirrje-publike-nenmasa-B-KF…

https://me.rks-gov.net/…/2-Thirrje-publike-nenmasa-C-KF…

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori