LAJMI I FUNDIT:

“Frikësimi dhe shantazhimi vjen nga Serbia”, “Ndërkombëtarët të reagojnë ashpër ndaj Serbisë”, reagime pas dorëheqjes së shtatë policëve serbë

“Frikësimi dhe shantazhimi vjen nga Serbia”, “Ndërkombëtarët të reagojnë ashpër ndaj Serbisë”, reagime pas dorëheqjes së shtatë policëve serbë

Pasi shtatë policë të rinj nga komuniteti serb dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës, reagimet nuk munguan si nga liderët shtetërorë, por edhe nga ambasadorët e huaj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në reagimin e saj të premten tha se frikësimi dhe shantazhimi i këtyre policëve po vjen nga Serbia.


Ajo kërkoi nga Bashkimi Evropian (BE) të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për presionin ndaj policëve serbë.

“Sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve, janë informata të konfirmuara, rrezikimi, frikësimi dhe shantazhimi i tyre vjen nga Serbia, pra burimin e kanë në Serbi. Ky shtet që fatkeqësisht vazhdon me agresion të hapur në raport me Kosovën, po vazhdon nëpërmjet institucioneve ilegale dhe kriminale në Kosovë t’i bëjë presion qytetarëve serbë që janë pro-integrimit, shfrytëzimit të të drejtave që u ofron edhe Kushtetuta e Kosovës dhe Marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë Osmani.

Ajo akuzoi Serbinë për shkelje të Marrëveshjeve të Brukselit dhe për shkelje të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e marrëveshjeve të Brukselit, që kanë paraparë që një numër i policëve të jenë prej komunitetit varësisht prej kompozicionit etnik…Pres nga BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për shkeljen e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presioni ndaj policëve serbë vjen nga Serbia dhe strukturat e saj, prandaj presim që dënimi i këtyre akteve të jetë me dënimin e autorëve, autori është në Beograd”, ka vijuar ajo.

Dorëheqjet e policëve të rinj serbë, Sveçla: Komuniteti ndërkombëtar të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë
Lexo po ashtu Dorëheqjet e policëve të rinj serbë, Sveçla: Komuniteti ndërkombëtar të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë

Po ashtu edhe Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka reaguar pas dorëheqjeve të zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb.

Sveçla tha se zyrtarët policorë po detyrohen që të japin dorëheqje.

Sipas tij, Beogradi po dëmton qëllimisht komunitetin serb në Kosovë.

“Zyrtarët e policisë po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e Beogradit. Në këtë mënyrë ata po dëmtojnë qëllimisht komunitetin serb në Kosovë dhe po cenojnë sovranitetin tonë”, ka thënë Sveçla.

Osmani: Shtatë serbë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë
Lexo po ashtu Osmani: Shtatë serbë kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës, BE-ja të marrë masa ndaj Serbisë

Po ashtu ministri i MPB-së bëri thirrje që kjo qasje e Beogradit karshi komunitetit serbë në Kosovë duhet të ndalet.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, tha Sveçla.

Edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq tha se policët serbë në veri filluan dhe e përfunduan karrierën e tyre të shkurtër me shënjestrim, fyerje, nënçmim, me kërcënime ndaj tyre por edhe ndaj familjarëve.

“Fatkeqësisht, ndoshta nuk ka asnjë serb të Kosovës që të paktën një herë personalisht të mos i ketë ndjerë kërcënimet e egra nga forca e padukshme që shkatërron çdo vepër dhe çdo dëshirë për bashkëjetesë në Kosovën tonë të bukur me metodat e saj shkatërruese”, ka thënë Rashiq.

E shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se janë duke i ndjekur me shqetësim dorëheqjet e policëve serbë të sapo rekrutuar në Policinë e Kosovës.

Pietro Barbano përmes një postimi në X ka thënë se përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërbejnë dhe mbrojnë.

“Jam duke parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre anëtarëve të posa rekrutuar serbë të Kosovës, në Policinë e Kosovës (PK). EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese”, ka shkruar Barbano.

Shefi i EULEX-it po ashtu tha se: “anëtarët jo shumicë të PK-së mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës së tyre të orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policisë efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në fushëveprim më të gjerë të sundimit të ligjit”.

74 policë të rinj nisin punën në veri, 45 prej tyre janë serbë
Lexo po ashtu 74 policë të rinj nisin punën në veri, 45 prej tyre janë serbë

Për dorëheqjen e tre policëve serbë ka reaguar edhe ambasadori amerikan dhe ai gjerman.

Ambasadori Jeffrey Hovenier përmes një postimi në rrjetin social X ka shkruar se është duke i ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit.

Sipas tij, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime.

Dorëheqja e tre policëve serbë, reagon ambasadori amerikan: Policët duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime
Lexo po ashtu Dorëheqja e tre policëve serbë, reagon ambasadori amerikan: Policët duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime

“Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Duke parë nga afër këto zhvillime”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde në një postim në rrjetin social “X”, ish Twitter, ka thënë se një vend multietnik kërkon një polici multietnike.

Rohde shtoi se policët, pa dallim cilit grup etnik i përkasin duhe ta kryejnë detyrën pa frikë.

“Jam plotësisht dakord: një vend multietnik kërkon një polici multietnike. Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës – pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin – duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, shkroi ambasadori Rohde.

E akuza ndaj Beogradit për dorëheqjen e tre policëve ka bërë ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vicenzo Grasso.

Ai ka deklaruar se nuk është ndonjë befasi dhe se Serbia nuk i mbështet iniciativat që kanë për qëllim integrimin e serbëve në Kosovë. Madje ai thotë se Beogradi këtë e bën përmes Listës Serbe.

“Nuk është befasi! Beogradi, përmes Listës Serbe, gjithmonë e ka sabotuar çdo iniciativë që çon në integrimin e serbëve për zhvillimin e shoqërisë paqësore shumëkombëshe në Kosovë. Ata e kanë bërë këtë gjithmonë dhe ne e kemi toleruar gjithmonë pa e kundërshtuar fort këtë sjellje”, ka thënë Grasso.

Grasso këtë koment e bëri në postimin e shefit të EULEX-it, Giovanni Barbano, në Twitter, i cili tha se misioni që ai drejton po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit me dorëheqjet e serbëve nga Policia e Kosovës, të cilat i quajti shqetësuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori