LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hajdari akuzoi policinë se mori dokumente të klasifikuara, Shala nga IKD tregon kur një dokument i tillë mund të konfiskohet në procedurë penale

Ministrja Hajdari akuzoi policinë se mori dokumente të klasifikuara, Shala nga IKD tregon kur një dokument i tillë mund të konfiskohet në procedurë penale

Gzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, ka shpjeguar se në rastet kur bazuar në kushtet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale gjykata lëshon urdhër për kontroll të shtëpisë apo personit, nuk është fare relevant fakti nëse provat e sekuestruara përmes të cilave synohet provimi i veprës penale janë ose jo të klasifikuara.

Klasifikimi i dokumenteve ka qëllime të tjera, të cilat nuk mund të kufizojnë zhvillimin e procedurës penale.


Provat e sekuestruara me rastin e kontrollit apo bastisjes nga ana e Policisë, sipas Gzim Shalës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, mund të konsiderohen të papranueshme vetëm nëse janë marrë në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me urdhrin e gjykatës.

Në anën tjetër, neni 111 i Kodit të Procedurës Penale ka listuar sendet që nuk mund të sekuestrohen përkohësisht. Në këtë listë, normalisht, nuk bëjnë pjesë dokumentet e klasifikuara.

Shala thotë se deklarimi i Rozeta Hajdarit se Policia, edhe me urdhër të Gjykatës, nuk ka të drejtë që të marrë si prova dokumentet e klasifikuara është absurd.

“Nëse do të ishte kështu, secili ministër do të klasifikonte dosjet me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale. Në situata të tilla, do të ishte e pamundur që të zhvillohej një hetim në një dikaster të caktuar ministror. Normalisht, këtë logjikë nuk e ndjekë as legjislacioni penal në Kosovë, sikurse legjislacionet e shteteve të tjera bashkëkohore”, ka thënë Shala nga IKD, raporton Betimi për Drejtësi.

Sot, Rozeta Hajdari,  ka thënë se policia kundërligjshëm ka marrë dokumentet e rezervës shtetërore, duke e rrezikuar sigurinë kombëtare.

Ajo ka thënë se shpreson që organet e hetimeve, krahas punës hetimore të mos cenojnë sigurinë shtetërore, për sa kohë që bëhet fjalë për rezervën shtetërore e klasifikuar sipas Ligjit për rezervën shtetërore dhe Ligjit për mbrojtjen e informacionit shtetëror të klasifikuar.

“Provat e marra nga policia në MINT janë të klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia e njësisë hetuese nuk ka prezantuar certifikatë të sigurisë sekrete. Pra kërkesa e Policisë për pranim dorëzim të këtyre provave ka qenë ne kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, ka thënë Hajdari, transmeton Telegrafi.

Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje
Lexo po ashtu Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje

Ndërkohë, Ministrja s’ka fare certifikatë të sigurisë. 

Aksioni i Policisë dhe Prokurorisë ka nisur sot në orën 6 të mëngjesit në dy lokacione.

Ministria që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari i ka mirëpritur hetimet e Prokurorisë Speciale për rezervën shtetërore dhe u ka bërë thirrje organeve të hetuesisë të mos cenojnë sigurinë kombëtare gjatë hetimeve.

Edhe Vjosa Osmani, Presidente e Republikës, ka thënë se duhet pritur përfundimin e punës së organeve të drejtësisë lidhur me arrestimet e sotme të tre të dyshuarve për përfshirje në dallavere me rezervat shtetërore.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se tre të arrestuarit e sotëm –  Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi – janë ndaluar për 48 orë derisa është paralajmëruar se do të kërkohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Bastisjet janë zhvilluar pas publikimit të disa audio-incizimeve në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga Polonia nuk iu bashkua rezervës shtetërore. Sipas atyre incizimeve, njësoi ndodhi edhe me një pjesë të grurit.

Në trend Lajme

Më shumë
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Lajme
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Politikë
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori