LAJMI I FUNDIT:

BIA dhe VBA-ja serbe bashkëpunojnë me mercenarët pro-rusë në Ukrainë, ndajnë informacione sekrete

BIA dhe VBA-ja serbe bashkëpunojnë me mercenarët pro-rusë në Ukrainë, ndajnë informacione sekrete

Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) dhe Shërbimi Ushtarak i Inteligjencës (VBA) janë duke bashkëpunuar me mercenarët pro-rusë nga Serbia, të cilët po luftojnë në Ukrainë.

Këtë e ka konfirmuar me anë të një video krimineli i luftërave serbo-ruse Dejan “Deki” Beriq, duke shtuar se BIA dhe VBA-ja i ka ofruar këtij informacione sekrete.

“Njerëz nga BIA dhe VBA-ja më jepnin shpesh informacione dhe kanë lejuar që një pjesë e tyre të publikohet”, ka pohuar Beriq.


Në përshkrimin e videos thuhet se Beriq është bashkëpunëtor i shërbimeve serbe nga Donbasi dhe Rusia.

“Nëse dikush nuk ka besuar deri më tani se të gjitha informacionet për vullnetarët serbë rrjedhin në BIA dhe Beriqi, ja ku është, këtë e ka pranuar edhe ai vetë. U rrëmbye paksa në fjalën e tij. I vetmi bashkëpunëtor i vërtetë i shërbimit serb nga Donbasi dhe Rusia”, thuhet në përshkrimin e videos të publikuar në Facebook.

Beriq, i cili jeton në Federatën Ruse, gjithashtu një ish-mercenar dhe luftoi kundër Ukrainës në vitin 2014.

Kujtojmë se ky ishte pjesëtar i forcave pushtuese kriminale serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Ai në një intervistë më të hershme, kishte deklaruar “Kosova është në zemrat tona dhe kur të vjen koha, ne do ta kthejmë atë!”

Ky përmes rrjeteve sociale, publikisht, tregon mënyrat se si serbët mund t’i bashkëngjiten forcave pushtuese ruse në Ukrainë.

Rusët po mobiliozojnë mercenarë nga Ballkani, drejtues i rekrutimit është krimineli serb Dejan Beriq "Deki"
Lexo po ashtu Rusët po mobiliozojnë mercenarë nga Ballkani, drejtues i rekrutimit është krimineli serb Dejan Beriq "Deki"

Nga Serbia në Ukrainë për të luftuar krahë agresionit rusë kanë shkuar shumë ish-kriminelë të luftës.

As Bashkimi Evropian e asnjë mekanizëm tjetër ndërkombëtar, nuk i ka bërë presion Serbisë që t’i ndalojë mercenarët për t’iu bashkëngjitur kësaj lufte. Përkundrazi, mediet e kontrolluara në Serbi vazhdojnë t’i thurin lavde Vladimir Putinit, duke mbajtur marrëdhënie të mira me Kremlinin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Trump dhe Obama shihen së bashku në funeralin e Carter, pamjet që po bëjnë bujë në rrjete sociale

Amerika
Republika Srpska shënon ditën e saj jokushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja

Republika Srpska shënon ditën e saj jokushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja

Botë
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Amerika
Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Pse zjarret në Kaliforni janë përhapur kaq shpejt?

Amerika
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Amerika
Kalo në kategori