LAJMI I FUNDIT:

Përparim Rama jep alarmin: Pas mesnatës, çdo e dyta veturë në kryeqytet është e armatosur

Përparim Rama jep alarmin: Pas mesnatës, çdo e dyta veturë në kryeqytet është e armatosur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë takimit me Avokatin e Popullit Naim Qelaj, ka folur për incidentet e fundit në kryeqytet.

Rama deklaroi se pasmesnatës çdo e dyta ose e treta veturë që lëviz në Prishtinë, posedon ndonjë llojë të armëve.

Këto informata ai thotë se i ka marrë nga drejtori i Policisë, më të cilin kërkuar koordinim.

“Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të Policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka donë me bo ata, me çka po merren”, u shpreh i pari i Prishtinës.

Tutje përmendi edhe rastin e një përsoni i cili thotë se dhjetëra padi dhe prap lëviz lirshëm me armë.

“Kemi raste sikur kjo që ka ndodhë, ku një person që ka përmbi 50 padi, sillet i lirë edhe me armë, dhe ka qasje të lirë kudo që do, përkundër faktit që ai para 4 muajsh kishte bërë një problem tjetër po të njëjtin vend”, u shpreh Rama.

I pari i Prishtinës ka shtuar se menjëherë pas ngjarjes që ndodhi të premten, ka kërkuar takim me drejtorin e Policisë, po ashtu edhe me prokurorin dhe kryeprokurorin.

“Kemi mbërri që të takohemi menjëherë të shtunën me drejtorin e Policisë, kemi një bashkëpunim të mirëfilltë, kemi pasur dhe vazhdojmë ta kemi një bashkëpunim shumë të mirë, kam marrë informata nga ta se çka po ndodhë në aspektin e sigurisë” – ka deklaruar Rama.

Ndërsa, të hënën ai thotë se është takuar me Kryeprokurorin e shtetit, pasi sipas tij ky është një problem i ndërlidhur në mes Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës.

“Kemi raste sikur kjo që ka ndodhë, ku një person që ka përmbi 50 padi, sillet i lirë edhe me armë, dhe ka qasje të lirë kudo që don, përkundër faktit që ai para 4 muajsh kishte bërë një problem tjetër po të njëjtin vend” – ka folur për të dyshuarin që kishte shtënë me armë zjarri në rastin e “Bon Vivant”, Andi Pajazit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Kolona të gjata në Bllacë, qytetarët e RMV-së nisen drejt Kosovës

Lajme
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

Lajme
KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

Lajme
Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel

Do vijojë të jetë “non grata” në Britani, vjen reagimi i Berishës pasi humbi gjyqin në Apel

Lajme
Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione

Mickoski: Askush nga ju nuk mund të ketë biznese private dhe të drejtojë institucione

Politikë
Kalo në kategori