LAJMI I FUNDIT:

Pas zjarrit që përfshiu një shtëpi në Prishtinë, policia jep detaje

Pas zjarrit që përfshiu një shtëpi në Prishtinë, policia jep detaje

Një shtëpi është përfshirë nga flakët e zjarrit sot rreth orës 07:30 në rrugën “Holger Petersen”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


Sipas tij, zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Zjarr në një objekt në lagjen e Spitalit
Lexo po ashtu Zjarr në një objekt në lagjen e Spitalit

“Rreth orës 07:30, është raportuar se  në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë,  një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk është raportuar për  persona të lënduar përveç dëmeve materiale”, ka thënë Borovci.

Tutje ai tha se aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Edhe komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi bëri të ditur për Telegrafin se zjarri është lokalizuar dhe tashmë janë afër përfundimit të intervenimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s

Lajme
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës

Lajme
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit

Jehona Hulaj
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori