Qeveria e Kosovës ka mirëpritur letrën e politikanëve ndërkombëtarë të cilët kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe që të jenë më të ashpër ndaj Serbisë, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Zëdhënësi i Qeverisës së Kosovës, Përparim Kryeziu në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, tha se mirëpresin letrën dhe falënderojnë politikanët ndërkombëtarë për interesimin e tyre mbi Kosovën.
“Ne e mirëpresim letrën në fjalë dhe e falënderojmë kryetaren e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, senatorin Bob Menendez, kongresistët amerikanë, Torres dhe Titus, kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth dhe gjithsecilin prej deputetëve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare për Politikë të Jashtme të vendeve mike, përfshirë atë të Ukrainës, për interesimin e tyre mbi Kosovën, mbështetjen ndaj saj, por edhe angazhim për të vënë në pah në këtë letër shkaqet dhe shkaktarët e situatës në veri të vendit tonë”, tha ai.
Kryeziu gjithashtu deklaroi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për deeskalim të plotë të situatës në veri.
“Ne mbesim të përkushtuar për deeskalim të plotë të situatës në veri, vigjilent ndaj çfarëdo potenciali për ri-eskalim, dhe besnik ndaj ligjshmërisë dhe kushtetutshmëri.
Ndryshe, në letrën e politikanët të vendeve të ndryshme perëndimor drejtuar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe thuhet se Perëndimi po ka qasje të butë ndaj Beogradit.
“Kosova është përballur me pasoja të rëndësishme pas përpjekjeve të kryetarëve të komunave për të hyrë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimin. Por mungesa e presionit të ushtruar ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjësi për sulmet ndaj KFOR-it, nxjerr në pah mungesën aktuale të paanshmërisë në adresimin e pikave të tilla të ndezjes”, thuhet në letrën e ekspertëve të politikës së jashtme drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe ministrit të Jashtëm të Britanisë, James Cleverly.
Politikanët ndërkombëtarë kanë kërkuar që të kthehet ekuilibri dhe proporcionaliteti në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë.
Për shkak të zhvillimeve të fundit në komunat veriore, Bashkimi Evropian kishte vendosur masa sanksionuese vetëm ndaj Kosovës.
Qeveria ditë më parë ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pas uljes së mëtejshme të prezencës së policisë në dhe rreth objekteve komunale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë