LAJMI I FUNDIT:

Nga Enzo te Chong apo nga 121 milionë te 4.7 milionë euro – Transferimet më të shtrenjta të secilit klub të Ligës Premier

Nga Enzo te Chong apo nga 121 milionë te 4.7 milionë euro – Transferimet më të shtrenjta të secilit klub të Ligës Premier

Mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez vazhdon të mbetet transferimi më i shtrenjtë në histori të Ligës Premier, pasi kalimi i tij nga Benfica i ka kushtuar Chelseat hiç më pak se 121 milionë euro.

Klubet e Ligës Premier njihen për shpenzimet e mëdha që kryejnë në çdo afat kalimtar, por cili është klubi që mban primatin e transferimit më të shtrenjtë të tyre në histori, apo cili është klubi që ka paguar më pak për transferimin e tyre ‘rekord’.

Chelsea është klubi që ka shpenzuar më shumë për një transferim dhe është Enzo Fernandez, i cili ka kushtuar plot 121 milionë euro për t’u blerë nga Benfica, duke lënë pas tij transferimin e Jack Grealish nga Aston Villa te Manchester City për 117.5 milionë euro dhe kalimin e Declan Rice nga West Hami te Arsenali për 116.5 milionë euro.


Lista e plotë e transferimeve më të shtrenjta në histori të Ligës Premier, Enzo Fernandez thyen rekordin
Lexo po ashtu Lista e plotë e transferimeve më të shtrenjta në histori të Ligës Premier, Enzo Fernandez thyen rekordin

Pas tyre vjen Paul Pogba, i cili i ka kushtuar Manchester Unitedit 105 milionë euro, Virgil Van Dijk që ka kushtuar 84.7 milionë euro për t’u blerë nga Liverpooli dhe Alexandre Isak, i cili u ble nga Newcastle United për 70 milionë euro nga Real Sociedad.

Tottenham Hotspur ka paguar 62 milionë euro te Lyoni për Tanguy Ndombele, Aston Villa e ka blerë për 55 milionë euro Moussa Diabyn nga Bayer Leverkusen, ndërsa Sebastian Haller (West Ham) dhe Mattheus Cunha (Wolves) i kanë kushtuar nga 50 milionë euro dy klubeve angleze.

Nga më i shtrenjti tek më i liri (Burimi: Transfermarkt)

Gylfi Sigurdsson është rekord i Evertonit për blerje prej 49.4 milionë euro nga Tottenhami, Joao Pedro i ka kushtuar Brightonit 34.2 milionë euro, Christian Benteke është paguar 31.2 milionë euro nga Crystal Palace, ndërsa Jefferson Lerma i ka kushtuar 30.5 milionë euro Bournemouthit.

Jean Michael Seri i ka kushtuar 30 milionë euro Fulhamit, Nottingham Forest ka paguar 29.5 milionë euro për Morgan Gibbs-White, Nathan Collins i ka kushtuar 26.9 milionë euro Brentfordit, ndërsa tre të fundit janë Rhian Brewster (Sheffield Utd) për 26 milionë euro, Zeki Amdouni (Burnley) për 18.6 milionë euro dhe Tahith Chong (Luton) për 4.7 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga

"Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm" - Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit

Serie A
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

“Nuk ishte për një klub të madh” - ish skauti i Barcelonës tregon se pse nuk e rekomandoi blerjen e Tchouamenit

La Liga
Kalo në kategori