Prokuroria me detaje për djegien e veturës së Grubit: Të hetohet edhe mosdeklarimi i veturës
Nga Prokuroria Themelore Publike thonë se menjëherë pas djegies së automjetit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, prokurori publik ka lëshuar urdhra dhe udhëzime për zbardhjen e ngjarjes dhe mbledhjen e provave. Nga aty shtojnë se ndër veprimet e ndërmarra është lëshuar edhe urdhëri për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të mjetit, pasi mjeti figuronte në pronësi të një personi tjetër dhe jo të zëvendëskryeministrit Grubi, edhe pse përdorej nga ky i fundit.
“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup menjëherë pas djegies së veturës ka dhënë urdhra dhe udhëzime për zbardhjen e ngjarjes dhe mbledhjen e provave. Ndër veprimet e ndërmarra është dhënë urdhri për sigurimin e dokumentacionit për mënyrën dhe kohën e marrjes, pronësisë dhe përdorimit të automjetit. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është autoriteti kompetent për evidentimin dhe monitorimin e gjendjes pasurore të personave të zgjedhur dhe të emëruar, si dhe kontrollimin e të dhënave në pasqyrat e gjendjes pasurore. Nëse kontrollet tregojnë elemente të një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj ligjore.”- thanë nga PTHP/ tv21.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë