Lotito zbulon emrat e tre lojtarëve të Juventusit që i ka refuzuar për tu transferuar te Lazio
Lazio është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas disa viteve mungesë, pasi arriti të dalë nënkampion sezonin e fundit në Serie A.
Edhe pse në mediat italiane është përfolur për disa emra që do t’i bashkohen Lazios, ka qenë presidenti i tyre Claudio Lotito që ka refuzuar të nënshkruajë me ta.
I pari i klubit kryeqytetas ka thënë se tre futbollistët e Juventusit si Leandro Paredes, Juan Cuadrado dhe Leonardo Bonucci i janë ofruar, por që ky ka refuzuar të nënshkruaj me ta.
“Lo Celso, Leandro Paredes, Juan Cuadrado dhe Leonardo Bonucci, të gjithë donin të vinin te ne, por u thamë jo. Sepse emrat e mëdhenj nuk korrespondojnë gjithmonë me rezultatet sportive”.
“Ishim shumë pranë tre lojtarëve si Ruben Loftus-Cheek, Reijnders dhe Joa Okafor, që më pas zgjodhën Milanin. Ndërsa Immobile nuk ka qenë kurrë në shitje”, ka thënë presidenti i Lazios.
Lotito ka folur edhe për Domenico Berardin, duke thënë se Sassuolo kërkon shumë para për sulmuesin italian.
“Administratori i Sassuolos, që është miku im kërkon 35 milionë plus bonuse. Ai më tha që lojtari firmosi me Juventusin sezonin e kaluar dhe më pas grisi kontratën, është e vërtetë. Nuk paguaj aq shumë për një lojtar që është gati t’i mbush 30 vite”, përfundoi Lotito. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251