LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Prishtinës ngrit aktakuzë kundër një personi për sulm kibernetik

Prokuroria e Prishtinës ngrit aktakuzë kundër një personi për sulm kibernetik

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë kundër një personi me inicialet S.Ç, pasi dyshohet se ka kryer sulm kibernetik ndaj portalit “Nacionale”.

Sipas njoftimit, ndaj të njëjtit është ngritur aktakuza pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, nën dyshimin për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”.


“Sipas aktakuzës, më 10 korrik 2022 në Prishtinë, i pandehuri i lartcekur, përmes Laptopit të tij të llojit ‘Lenovo’, pa autorizim dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të shkaktimit të dëmit të personit tjetër, ka kryer sulm kibernetik të llojit DDoS ndaj të dëmtuarës portalit ‘Nacionale’, i cili ka rezultuar me degradimin dhe mosfunksionim normal të portalit”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu më 13 korrik 2022, i njëjti e ka skanuar në vazhdimësi ëeb faqen e të dëmtuarës përmes programeve të veçanta nëpërmjet internetit dhe ka tentuar të qaset edhe në panelin (indeks fajllin) e ëeb faqes me qëllim që të gjejë dobësi për t’u qasur pa autorizim brenda sajtit, andaj me këtë ka kryer veprën penale të lartcekur.

“Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, bëhet e ditur tutje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama i përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Turistja norvegjeze humb jetën në Durrës

Lajme
Kalo në kategori