Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Prishtinë, pesë persona kanë marrë lëndime trupore.
Në mesin e këtyre të aksidentuarve është gjendur edhe deputetja e LVV-së Tinka Kurti me familjarë.
Përmes një shënimi në Facebook, deputetja ka thënë se për fat të mirë ajo dhe familjarët kanë shpëtuar.
“Familjarë e miq që jeni shqetësua sot nga lajmi i aksidentimit, fëmijët, gjyshi dhe unë jemi mirë. Shpëtuam fatbardhësisht. Ju falënderoj shumë për kujdesin! E paçit shëndetin”, ka shkruar Kurti.
Për aksidentin në fjalë është prononcuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bedrush Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, ka thënë zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251