LAJMI I FUNDIT:

Pesë të lënduar në aksident komunikacioni në Prishtinë

Pesë të lënduar në aksident komunikacioni në Prishtinë

Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, pesë persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sipas së cilës në aksident janë përfshirë dy automjete.


“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bedrush Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, ka thënë Ahmeti.

Zëdhënësja ka shtuar se “si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”. /Telegrafi/