LAJMI I FUNDIT:

Artibalmain lanson projektin e ri “Ndal”

Artibalmain lanson projektin e ri “Ndal”

Artisti i njohur, Artibalmain ka ardhur me një projekt të ri muzikor.

Ai ka panaur këngën me titullin “Ndal”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës është përkujdesur vet artisti, ndërsa producent i këngës është Big Bang, që gjithashtu ka realizuar muzikën.


Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkaq, videoklipi i projektit u finalizua nga Valon Aziri.

Të plotë, projektin tashmë mund ta dëgjoni në kanalin zyrtar të tij në YouTube.

Theksojmë që artisti numëron disa projekt muzikore që janë prit mirë nga publiku. /Telegrafi/