LAJMI I FUNDIT:

Musah pajtohet me kushtet personale me Milanin

Musah pajtohet me kushtet personale me Milanin

Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori i Valencias, Yunus Musah, ka rënë dakord për kushtet personale me Milanin, por bisedimet mes dy klubeve janë ende në zhvillim.

Kuqezinjtë tashmë kanë nënshkruar me Ruben Loftus-Cheek dhe janë në prag të transferimit të Tijjani Reijnders nga AZ Alkmaar me mesfushorin holandez që pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Clinica La Madonnina të martën.


Sipas La Gazzetta dello Sport, Musah ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje dy milionë euro në vit me gjigantët e Serie A, por bisedimet mes kuqezinjve dhe Valencias janë ende në zhvillim e sipër.

UEFA me njoftim të rëndësishëm për Milanin, Romën, Interin dhe Juventusin
Lexo po ashtu UEFA me njoftim të rëndësishëm për Milanin, Romën, Interin dhe Juventusin

Çmimi i kërkuar i Valencias është vendosur në 25 milionë euro, por kuqezinjtë nuk duan të investojnë më shumë se 15-20 milionë euro në reprezentuesin amerikan.

Gazeta shton më tej se Milani së shpejti do të bëjë një ofertë prej 18 milionë eurosh, duke shpresuar se dëshira e lojtarit për t’u transferuar në San Siro do t’i bindë gjigantët e La Ligës të ulin kërkesat e tyre.

Musah ka një pasaportë italiane, kështu që ai nuk do të plotësonte një vend jashtë BE-së. Kuqezinjtë mund të nënshkruajnë vetëm një lojtar më shumë nga jashtë Evropës këtë verë pas blerjes së Loftus-Cheek. /Telegrafi/