LAJMI I FUNDIT:

Ajaxi jep përditësimin e fundit për shëndetin e Van der Sar

Ajaxi jep përditësimin e fundit për shëndetin e Van der Sar

Ajaxi ka dhënë një përditësim mbi gjendjen e ish-portierit Edwin van der Sar, i cili pësoi një hemorragji në tru javën e kaluar.

Ish-portieri i Manchester United dhe Juventus u dërgua me urgjencë në spital në Kroaci më 8 korrik pasi pësoi një hemorragji cerebrale. Ai është vendosur në repartin e terapisë intensive dhe është raportuar të jetë në gjendje stabile.


Por, sot (e shtunë), Ajaxi njoftoi se Van der Sar u kthye në Holandë gjatë të premtes dhe tani ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali holandez. Ai është ende i komunikueshëm dhe është në gjendje stabile.

Edwin van der Sar shtrihet me urgjencë në spital, orët e ardhshme janë deçizive
Lexo po ashtu Edwin van der Sar shtrihet me urgjencë në spital, orët e ardhshme janë deçizive

“Edwini është riatdhesuar nga Kroacia mbrëmjen e së premtes dhe aktualisht ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali holandez. Gjendja e tij mbetet e njëjtë: stabile, në gjendje jo të rëndë për jetën dhe komunikues”.

“Familja Van der Sar dëshiron të shprehë mirënjohjen e thellë për ‘Spitalin Universitar të Splitit’ për kujdesin e madh gjatë javës së fundit”.

“Edwin duhet të qëndrojë në njësinë e kujdesit intensiv ku do të kontrollohet edhe më tej dhe familja shpreson që ai të mund të fokusohet në shërimin e tij më pas”, thuhet nw njoftim. /Telegrafi/