Presidenti francez, Emmanuel Macron hapi tapetin e kuq për kryeministrin indian, Narendra Modi në ditën kombëtare të Francës më 14 korrik, duke e mirëpritur me një paradë në Champs-Elysees dhe një darkë shtetërore në Muzeun e Luvrit.
Nuk u kursyen asnjë shpenzim për të festuar 25-vjetorin e partneritetit strategjik midis dy vendeve dhe u premtuan kontrata të reja armësh, me një marrëveshje në parim që India të blinte 26 aeroplanë luftarakë “Marine Rafale” dhe tre nëndetëse të klasit “Scorpene”.
Ndërkohë, India dhe Franca po zhvillojnë një plan të ri paqeje për Ukrainën, shkruan Le Monde, duke cituar burimet e afërta me liderët e dy vendeve.
Macron këmbënguli në bashkëpunimin midis Indisë dhe Francës për të trajtuar “sfidat globale”, të tilla si lufta e Rusisë dhe Ukrainës.
Në krahun e tij, lideri nacionalist indian nuk bëri asnjë koment publik mbi konfliktin që po trondit kontinentin evropian.
Ndryshe, Ukraina ka ofruar një plan të paqes muaj më parë, por është hedhur poshtë prej pushtuesve rusë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251