LAJMI I FUNDIT:

Përmbytje të mëdha në Korenë e Jugut – mbi njëzet viktima, mijëra të evakuuar

Përmbytje të mëdha në Korenë e Jugut – mbi njëzet viktima, mijëra të evakuuar

Të paktën 24 njerëz kanë vdekur, dhjetë janë të zhdukur dhe më shumë se katër mijë njerëz janë evakuuar në Korenë e Jugut, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar disa qeveri rajonale, pasi shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe derdhjet e digave.

Mbi 4760 njerëz në të gjithë vendin janë evakuuar, njoftoi Ministria e Brendshme dhe Sigurisë, pasi uji ka dalë nga një digë në provincën veriore të Chungcheong mëngjesin e sotëm.


Autoritetet lokale urdhëruan evakuimin e më shumë se shtatë mijë njerëzve, sipas autoriteteve provinciale.

Ky numër pritet të rritet pasi reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë edhe nesër në gadishullin korean.

“Korea Railroad Corp” njoftoi se po ndalonte qarkullimin e të gjithë trenave lokalë dhe disa trenave me shpejtësi të lartë, pasi rrëshqitjet e dheut, përmbytjet dhe rënia e shkëmbinjve kërcënojnë sigurinë.

Një tren lokal doli nga shinat mbrëmë vonë kur një rrëshqitje dheu dërgoi dheu dhe rërë mbi shina në provincën veriore të Chungcheong, deklaroi ministria e Transportit duke shtuar se inxhinieri u plagos, por në tren nuk kishte pasagjerë. /Telegrafi/