LAJMI I FUNDIT:

Macron: Do të dërgojmë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Macron: Do të dërgojmë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Franca do t’i bashkohet Britanisë në dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron, të cilat do t’i lejojnë forcat ukrainase të synojnë trupat dhe logjistikën ruse thellë pas vijave të frontit.

Me të mbërritur në samitin e NATO-s në Lituani, Macron tha se kishte vendosur të rriste ndihmën ushtarake për Ukrainën për ta ndihmuar atë në kundër0fensivën e saj, transmeton Telegrafi.


“Kam vendosur të shtoj dërgesat e armëve dhe pajisjeve për t’u siguruar ukrainasve kapacitetin për goditje të thella”, tha Macron, duke refuzuar të specifikojë numrin e raketave që do të dërgohen.

Gjermania po dërgon një mori armësh në Ukrainë, Patriotët e Leopardët e fuqishëm po vijnë
Lexo po ashtu Gjermania po dërgon një mori armësh në Ukrainë, Patriotët e Leopardët e fuqishëm po vijnë

Ukraina ka kërkuar prej muajsh raketa me rreze më të gjatë veprimi, por Shtetet e Bashkuara, furnizuesi kryesor i saj, deri më tani ka refuzuar t’i dërgojë ato.

Në maj, Mbretëria e Bashkuar tha se po dërgonte raketa tokë-ajër franko-britanike Storm Shadow të prodhuara nga MBDA. Versioni i tyre francez SCALP ka një distancë prej afërsisht 250 kilometra.

Macron tha se dërgimi i raketave do të ishte në përputhje me politikën e Francës për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë territorin e saj, duke nënkuptuar se Parisi kishte marrë garanci nga Kievi se raketat nuk do të përdoreshin për sulme në Rusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori