LAJMI I FUNDIT:

Fotot më ikonike të Ansel Adamsit, nga Perëndimi amerikan

Fotot më ikonike të Ansel Adamsit, nga Perëndimi amerikan

Nga: Cath Pound / BBC
Përkthimi (me shkurtime) nga: Telegrafi.com

Ansel Adams është një prej gjigantëve të fotografisë së shekullit XX, i vlerësuar për fotografitë e tij – me pllakat me shtresë argjendi – të parqeve kombëtare që janë bërë ikona të natyrës së egër të ShBA-së. Një kampion i pasionuar i fotografisë, si një formë legjitime e artit të bukur, imazheve të tij më mahnitëse iu referua si “Mona Lisa”. Por, Adamso ishte gjithashtu konservator i palodhur dhe mbrojtës i natyrës ​,​i cili e kuptoi fuqinë e një imazhi të fortë për të ndikuar në opinionin publik dhe politik.

Imazhet e tij emocionuese të parqeve kombëtare të ShBA-së, pa dyshim se e kanë frymëzuar gjithmonë dëshirën për ta mbrojtur botën natyrore. Por, imazhet e tij më pak të njohura të puseve të naftës dhe të peizazheve të shkatërruara në Luginën Uens të Kalifornisë, kanë marrë gjithashtu rëndësi të re në epokën e sotme të ndryshimeve klimatike.


Ekspozita “Ansel Adamsi në kohën tonë”, e hapur [në Muzeun “de Young”] në San Francisko, shfaq disa nga veprat e tij më të njohura, si dhe ato që janë më pak të njohura, duke zbuluar mënyrat në të cilat imazhet e tij të fuqishme vazhdojnë të ndikojnë sot në mbrojtjen e mjedisit.

Porta e Artë para urës [The Golden Gate Before the Bridge, 1932]
Kullimi i stuhisë dimërore, Parku Kombëtar i Jasemitit [Clearing Winter Storm, Yosemite National Park, c 1937]
Shiu, Lugina e Jasemitit [Rain, Yosemite Valley, California, c 1940]
Tetoni dhe Lumi Snejk, Parku Grand Teton [The Tetons and Snake River, Grand Teton National Park, Wyoming, 1942]
Denali dhe Liqeni Uonder, Parku Kombëtar i Denalit [Denali and Wonder Lake, Denali National Park and Preserve, 1948]
Drunjtë e djegur, Lugina Ouens [Burned Trees, Owens Valley, California, c 1936]
/Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
KANGË

KANGË

Poezi
“Komedia”

“Komedia”

Kulture
ALKIMIA E FJALËS

ALKIMIA E FJALËS

Poezi
“Jetë e humbun”, leximi i dytë

“Jetë e humbun”, leximi i dytë

Kulture
Kalo në kategori