LAJMI I FUNDIT:

Lajçak i reagon Gërvallës: BE-ja është ëndrra e secilit shtet që troket për anëtarësim

Lajçak i reagon Gërvallës: BE-ja është ëndrra e secilit shtet që troket për anëtarësim

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Forumin e Dubrovnikut, i është kundërpërgjigjur ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Kjo e fundit në fjalën e saj në Forumin e Dubrovnikut kritikoi ashpër BE-në duke thënë se ajo pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, në aspektin e sigurisë është “tigër prej letre”.


Ndërkaq, Lajçak në replikën e tij ka thënë se “BE-ja është larg të qenit perfekt, por është më i miri që kemi”.

Ai gjithashtu është shprehur se hyrja në BE është arritje dhe ëndërr e vendeve që duan të anëtarësohen në të.

“Gjëja e parë që dua të them është se BE-ja është larg të qenit perfekt, por është më e mira që kemi. Është unioni më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka bashkim tjetër shtetesh në këtë planet qe ka sjellë stabilitet politik, prosperitet ekonomik, kohezion social më të madh dhe respekt për të drejtat e njeriut. Kështu që mendoj se hyrja në BE është arritje dhe ëndërr e vendeve që trokasin në dyert e BE-së”, ka thënë emisari evropian.

Ndaj Gërvallës ka reaguar edhe emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se çdo gjë pozitive i ka ndodhur rajonit si rezultat i bashkëpunimit SHBA dhe BE.

“Më vjen keq, që dua të dalloj këtu me kolegen time nga Kosova, por çdo gjë pozitive që ka ndodhur në Ballkan në gjeneratën e fundit është arritur me bashkëpunimin e kombinuar SHBA-BE. Integrimi mbetet aspirata jonë më e lartë për rajonin”, ka theksuar diplomati amerikan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Konjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri

Lajme
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Lajme
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Lajme
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit

Politikë

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Kalo në kategori