Veturat Solus GT dhe 750S të McLaren do të bëjnë debutimin dinamik në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood
Festivali i sivjetmë i Shpejtësisë në Goodwood po del të jetë mjaft special për McLaren. Marka do ta festojë 60 vjetorin e saj gjatë eventit me një debutim dinamik për 2 nga produktet e saja më të fundit – Solus GT dhe 750S. Përveç kësaj, Artura dhe disa super-vetura të tjera nga prodhuesi britanik i veturave, do të shfaqen gjithashtu gjatë festivalit të 2023-shit.
Solus GT do të jetë vetura e parë e prodhimit që do të merr pjesë në segmentin e ngjitjes në kodër, e cila gjithashtu do të shfaqet në McLaren House. Anëtari i 6 i McLaren Ultimate Series, duke pasuar McLaren F1, McLaren P1, McLaren Senna, McLaren Speedtail dhe McLaren Elva, është një veturë me prodhim të kufizuar e dedikuar vetëm për pista, me ndikim të projektimit që vije nga koncepti Vision Gran Turismo 2017.
Vetura në fjalë ka peshë prej vetëm 1 mijë kilogramëve, dhe fuqinë e merr nga një motor V10 5.2 litërsh, i mjaftueshëm për të qenë një konkurrent solid për ta bërë atë veturën më të shpejtë të këtij viti në ngjitjen e kodrës, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.
McLaren do ta lejojë edhe 750S-in e ri që të garojë në eventin e ngjitjes së kodrës. Përderisa ky model është më i dedikuar për rrugët e zakonshme, super-vetura përsëri ka mjaft kapacitet për shkak të motorit të saj V8 4.0 litërsh me turbo të dyfishtë, me 470 kuaj fuqi dhe një kohë prej 2.8 sekondash për arritjen nga 0 deri në 100kMh.
Sistemi më i ri të Kontrollit të Shasisë Proaktiv të amortizatorit hidraulik duhet të jetë një nga armët sekrete të veturës në garën e ngjitjeve në kodra. “Këtë vit është 60-vjetori i themelimit të McLaren dhe Festivali i Shpejtësisë në Goodwood është ngjarja ideale për të festuar gjashtë dekada të performancës emocionuese.
“Krahas veturave ikonike nga e kaluara jonë, ne do të shfaqim gamën tonë të modeleve aktuale, e cila së bashku me dy debutime dinamike globale forcon më tej themelet për një të ardhme të re të performancës për McLaren”, deklaron Michael Leiters, drejtori ekzekutiv i McLaren.
Një numër tjetër i modeleve të caktuara nga McLaren nga e kaluara dhe e tashmja gjithashtu do të shfaqen tek McLaren House. Këto modele janë Artira, P1 – veturë kjo e cila e feston 10 vjetorin e saj këtë vit – Senna dhe Elva. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolvo Trucks po zhvillon një motor të madh hidrogjeni me djegie të brendshme!
Standardi evropian: A e dini se për çfarë shërbejnë mbulesat e vogla në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit?
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Vetura e re e BMW duket e mrekullueshme
Çfarë ndodh nëse gaboni në ndërrimin e shpejtësisë?
Çfarë gabimesh bëjmë kur ruajmë gomat?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës