BMW njoftoi se do të prezantojë konceptin e ri Skytop në eventin e ardhshëm të konkursit të elegancës Villa d’Este, por video e parë e kësaj veture u shfaq në rrjetet sociale disa ditë më parë.
Prodhuesi bavarez e tërhoqi videon shumë shpejt, por ‘fantazma’ është lëshuar, kështu që tashmë kemi mundësinë të shijojmë dizajnin e veturës së re.
Nuk dihet shumë për konceptin Skytop, me spekulime se ai mund të bazohet në bazat mekanike të BMW Series 8, transmeton Telegrafi.
Ajo që mund të shihni në shikim të parë është se prodhuesi gjerman është ende në kërkim të një kombinimi fitues, kur bëhet fjalë për dizajnin e jashtëm.
Kësaj radhe duket se është bërë një hap prapa dhe pjesa e jashtme ka formë disi më konservatore, gjë që sigurisht do t’i kënaqë ata fansa të BMW-së të cilëve nuk u kanë lënë përshtypje zgjidhjet më të fundit të dizajnit.
Skytop ka një pamje agresive, dukshëm sportive me drita të holla të përparme dhe të pasme, një vijë anësore elegante dhe një mbulesë të përparme dukshëm më diskrete në krahasim me modelet më të reja të prodhuesit bavarez.
Supozohet se ka një motor V8 nën kapak, dhe për momentin nuk dihet nëse një model serik do të rrjedhë nga koncepti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sllovenët kanë zhvilluar një motor që e shndërron çdo veturë në një bishë

Turqia rrit prodhimin e veturave elektrike, Erdogan teston modelin e ri

Rripi dhëmbëzoreve tek veturat - rëndësia, funksioni dhe pasojat e dëmtimit

Rekord i ri botëror, vetura Lucid përshkon 1,205 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë

Gjermanët po kalojnë masivisht tek veturat elektrike?

Kina ndalon një sistem në automjete - jo më vetëm 'një pedale'

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë