LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Paris Saint-Germain njofton emërimin e Luis Enrique si trajner

Zyrtare: Paris Saint-Germain njofton emërimin e Luis Enrique si trajner

Paris Saint-Germain ka njoftuar emërimin e Luis Enrique si trajner kryesor të ekipit të parë, me spanjollin që ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Luis Enrique si futbollist ka bërë karrierë në klube si Sporting de Gijon (1989-1992), Real Madrid (1992-1996) dhe FC Barcelona (1996-2004).


Katër vjet pas tërheqjes së tij nga sporti, ai mori rolin e trajnerit, fillimisht me ekipin B të FC Barcelona (2008-2011), më pas te AS Roma (2011-2012), eksperienca e tij e parë në një kampionat kryesore.

Ai e drejtoi edhe Celta Vigon (2013-2014), para se të marr drejtimin e Barcelonës në vitin 2014 ku fitoi edhe titujt e tij të parë atje. Gjatë sezonit 2014/2015, ai arriti të fitojë tre trofet kryesorë: Ligës së Kampionëve, La Liga dhe Kupa e Spanjës.

Ai e drejtoi edhe Spanjën nga korriku 2018 deri në qershor 2019, më pas nga nëntori 2019 deri në dhjetor 2022. Me La Roja, ai arriti në gjysmëfinalen e Euro 2020 dhe në finalen e Ligës së Kombeve (2021).

“ Jam i lumtur që mbërrita në Paris për të jetuar një përvojë të re. Është shumë emocionuese të njohësh njerëz të rinj, të jetosh në këtë qytet, të mësosh një gjuhë të re dhe mbi të gjitha të stërvitesh PSG-në”, deklaroi Luis Enrique si trajner i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori