Eliot Bujupi një makineri e golave në Stuttgart që ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën: Ëndërroj gjëra të mëdha me Dardanët
Shumë futbollist të talentuar nga Kosova po rritën në shtetet evropiane si Gjermania, Zvicra, Norvegjia, Suedia e të tjerë.
Por padyshim njëri nga talentët më të mëdhenj dhe shpresa e futbollit të Kosovës është Eliot Bujupi, një sulmues i ri që ka filluar herët të lë gjurmë në Gjermani.
I lindur më 3 korrik të viti 2006, Bujupi aktivizohet me ekipet zinxhirë të skuadrës së madhe gjermane VFB Stuttgart, ku tanimë ka treguar vetën në grupmoshat U17 dhe U19 edhe pse është vetëm 16 vjeçar.
Bujupi ka nisur të merret me futboll qysh në moshën gjashtë vjeçare derisa e ka nisur karrierën tek skuadra modeste VfL Sindelfingen Jugend para se t’i bashkohet Stuttgart Kickers në vitin 2016.
Te Kickers ai qëdroi vetëm një vit pasi u zbulua nga skautët e Stuttgartit dhe nga viti 2017 është pjesë e skuadrës bardhekuq.
Në një intervistë për Telegrafin, Bujupi flet për fillimet e karrierës së tij.
“Gjithmonë kam ëndërruar të jem një futbollist dhe tani jam i lumtur që deri këtu kam ardhur falë punës së madhe që kam bërë. Normalisht edhe falë mbështetjes së jashtëzakonshme që më ka dhënë familja ime”, tha Bujupi për Telegrafin.
Ai ka kaluar të gjitha grupmoshat te Stuttgarti, derisa sezonin e fundit si 16-vjeçar luajti për U17 dhe U19 duke pasur statistika të jashtëzakonshme.
Bujupi ka zhvilluar 24 ndeshje me dy grupmoshat derisa ka qenë një makinë golash duke realizuar 20 sosh dhe duke asistuar në 12 të tjerë për bashkëlojtarët e tij në 1738 minuta të zhvilluara.
“Jam shumë shumë i lumtur me sezonin e fundit. Kam qenë mirë me shëndet duke mos pësuar lëndime, por edhe është shpërblyer puna e madhe me gola e asistime”.
Në total bujupi ka kontribuar në 32 gola, derisa para fillimit të sezonit për qëllim kishte t’i arrinte shifrën e 20 golave/asistimeve.
“Kam kaluar pritmshëritë këtë edicion dhe jam shumë i lumtur për këtë. Shpresoj që të vazhdoj me këtë ritëm edhe sezonet e ardhshme”, u shpreh Bujupi për Telegrafin.
Bujupi këtë edicion ka luajtur për dy grupmoshat, derisa nga sezoni i ri do të jetë vetëm pjesë e U19 derisa do të ketë edhe stërvitje me ekipin e parë.
Ai ëndërron që deri në vitin 2024 të arrijë edhe debutimin në elitën e futbollit gjerman, ku është edhe ëndrra e tij të arrij një ditë.
“Këtë vit do të jemi i rregullt me U19 dhe nuk do të luaj më me U17. Normalisht do të kem edhe stërvitje me ekipin e parë dhe i kam vendosur vetit qëllim që në 2024 të debutoj në Bundesliga, por kjo varet nga shumë faktorë si forma ime, apo hapësira që do të jetë në ekipin e parë të Stuttgartit”, u shpreh Bujupi.
“Për mua është ëndërr që të arrij në Bundesliga dhe për këtë po punoj pa ndërprerë për ta arritur qëllimin tim një ditë”, tha Bujupi.
Ditë më parë ai u prezantuar si prurje e madhe nga presidenti i FFK-së Agim Ademi për ta Përfaqësuesja e Kosovës, derisa Bujupi u largua nga grupmoshat e Gjermanisë.
Babai i ti Xhemë Bujupi prej dy vitesh ishte në kontakt me anëtarin e FFK-së, Isa Sadriun, derisa në fund ishin arritur të gjitha kushtet që Elioti t’i bashkohet Kosovës.
“Babai im ka pasur kontakt me Isa Sadriun që dy vite, derisa së fundmi jam takuar edhe me trajnerin e Përfaqësueses së Kosovës, Adil Maliqin i cili më ka treguar për projektin dhe planet që ka”, vazhdoi Bujupi.
“Takimi me kryetarin e FFK-së ka qenë shumë i mirë. Më kanë pritur mirë dhe më ka uruar mirëseardhje dhe suksese te Kosova. Shpresoj që çdo gjë të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mezi pres debutimin”, tha Bujupi.
Ëndrra e çdo futbollisti është të luaj në Kampionat Evropian apo Botëror me vendin e tij dhe e njëjtë është edhe e Eliotit. Ai synon që të lë gjurmë me fanellën e Kosovës.
“Sigurisht që për çdo futbollist është ëndërr të lë gjurmë me fanellën e Kombëtares. Qëllimi im është që të arrij gjëra të mëdha me Kosovën që një ditë të luajmë në Kampionat Evropian ose Botëror”, tha Bujupi.
Talenti i lindur në Gjermani, por me prejardhje nga Komuna e Drenasit në Kosovë, ka luajtur për grupmoshat U16 dhe U17 të Gjermanisë.
“Unë jam lindur në Gjermani, jam rritur, jam shkolluar, edukuar dhe mësuar të luaj futboll. Kam luajtur për dy grupmosha te Gjermania dhe vetëm falënderime kam për këtë shtet dhe Federatën e Futbollit të Gjermanisë. Asnjëherë nuk do t’i harroj të mirat e këtij shteti, por unë kam vendosur së bashku me familjen time që të jap kontributin për Kosovën”, tha Bujupi.
Elioti nuk është një futbollist si gjithë të tjerët që kanë idhull Leo Messin apo Cristiano Ronaldon, pasi ai ka skuadër të zemrës Borussia Dortmundin dhe idhulli i tij është kapiteni i BVB, Marco Reus.
“Unë jam rritur duke e shikuar Borussia Dortmundin dhe ai është klubi im i zemrës. Do të doja që një ditë të luaja në Signal Iduna Park, do të ishte një ëndërr e bërë realitet. Sa i përket lojtarit të preferuar ai është Marco Reus pasi kam shikuar shumë ndeshje të tij dhe më pëlqen stili i tij i lojës, pasi edhe i imi është i ngjashëm”, deklaroi Bujupi.
Krejt në fund ai tregon se ka dy futbollistë të preferuar te Kosova, Edon Zhegrovën dhe Vedat Muriqin.
“Më pëlqen jashtëzakonisht shumë teknika dhe lëvizjet që bën me top Zhegrova, por edhe finalizimi dhe lidershipi i Vedat Muriqit. Kombëtarja e Kosovës ka shumë futbollistë të mirë, por këta të dy janë të preferuarit e mi”, përfundoi talenti i madh Eliot Bujupi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje